INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj reagon ndaj protestuesve: Po pengoni policinë të bëjë detyrën kryesore, luftën kundër krimit

Lleshaj reagon ndaj protestuesve: Po pengoni policinë të bëjë detyrën kryesore, luftën kundër krimit

Publikuar më: 15:31 21-03-2019

Ndërkohë që opozita proteston para Drejtorisë së Policisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dalë me një reagim të fundit.

Me një shënim në faqen e tij në Teitter, ministri akuzon duke thënë se “Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit”.

Ai u është drejtuar edhe me një ftese qytetareve, të jenë në krah dhe në mbështetje të policisë në detyrën e saj kryesore që është lufta kundër krimit.

Reagimi i Lleshajt

Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.

Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale.
Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH

llleshjajjj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047