INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liverpooli “shkërmoq” Manchester Cityn, Roma “ndihmon” Barcelonën

Liverpooli “shkërmoq” Manchester Cityn, Roma “ndihmon” Barcelonën

Publikuar më: 22:49 04-04-2018

Liverpool ka bërë një pjesë të parë fantastike duke fituar 3-0 ndaj Manchester City dhe praktikisht është me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League. 

Jurgen Klopp i ka dhënë një leksion Pep Guardiola duke e mundur për herë të shtatë në karrierë, më shumë se kushdo tjetër nga kolegët. Pasi ishte e vetmja skuadër që e ka mposhtur City në kampionat, Liverpool ëndërron edhe futjen mes katër ekipeve më të mira të Europës.

Mohamed Salah, njeriu i sezonit, kaloi në avantazh “të kuqtë” pas 12 minutash lojë, duke realizuar golin e tij të 38-të në 42 ndeshje zyrtare, më shumë se kushdo tjetër në Europë.
Në mesin e pjesës së parë vendasit dyfishuan rezultatin me një “predhë” të Chamberlain, që u ndal në rrjetë, ndërsa kur u mbush gjysmë ore lojë, Saido Mane shënoi me kokë golin e tretë, pas krosimit të Salah

Gjysmë ore futboll fantastik i Liverpool entuziazmoi stadiumin “Anfield Road” dhe gjunjëzoi Manchester City.Në pjesën e dytë, Liverpool humbi shërbimet e Salah për shkak dëmtimi, por administroi avantazh e tre golave pa rrezikuar asgjë në prapavijë. 

Barcelona nuk e ka pasur të vështirë të kalojë Roma-n në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League duke vendosur një këmbë në gjysmëfinale pas rezultatit 4-1 në Camp Nou. Roma luajti mirë gjatë pjesës së parë duke rrezikuar disa herë portën katalanase teksa vendasit nuk e nisën mirë dhe ishin shumë të ngadaltë në krijimin e aksioneve sulmuese.
Verdhekuqtë u mposhtën me rezultatin 4-1, ndonëse 3 nga 5 golat e ndeshjes, i shënuan vetë.

Skuadra e Di Francescos shënoi vetë në portën e saj dy golat e parë për Barçën, ndërsa më pas ishin Pique dhe Suarez që thelluan avantazhin, me Dzekon që ngushtoi përkohësisht.
Vetë rezultati duket se nuk i jep asnjë shpresë verdhekuqve të shpresojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, që duket se do të jetë vetëm formale.

 

Article Logic
Execution time: 0.004047155380249