INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liverpool me ndryshime për Champions, surpriza në mesfushë

Liverpool me ndryshime për Champions, surpriza në mesfushë

Publikuar më: 12:45 24-05-2018

Finalja e Champions League do të sjellë ndryshime në formacionin e skuadrës së Liverpoolit, nga ku pritet që në formacionin kryesor të futet lojtari i cili deri më tani ka zënë infermierinë, për pasojë ka humbur edhe vendin në kombëtaren angleze. Adam Lallana ka marrë konfirmimin se do të përfshihet në formacion dhe se do të zërë vendin e Georginio Wijnaldum.

Klopp e pëlqen 30-vjeçarin dhe po mendon që ta aktivizojë në rolin e mesfushorit të avancuar, të njëjtin rol që kishte Coutinho kur ende nuk ishte larguar nga Liverpooli. Ndërkohë që Jordan Henderson dhe James Milner do të luajnë pas tij.

Kjo pjesë formacioni është parë në stërvitjet që skuadra e Liverpoolit ka kryer, por megjithatë ka vënd për dyshime nëse do ta nisë nga fillimi apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613