INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohen plazhet edhe në Qerret e Spille, ndjekje penale për zyrtarët [VIDEO]

Lirohen plazhet edhe në Qerret e Spille, ndjekje penale për zyrtarët [VIDEO]

Publikuar më: 11:40 11-08-2019

Vijon operacioni ” Plazh i lirë”, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Sipas Policisë, në kuadër të këtij operacioni janë liruar nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spilles rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Policia e Kavajës ka sekuestruar edhe rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të operacionit, u proceduan 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme

Po ashtu po procedohen edhe zyrtarë të Bashkisë Kavajë për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498