INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lind fëmija i parë nga uterusi i një nëne të vdekur, si ndodhi…

Lind fëmija i parë nga uterusi i një nëne të vdekur, si ndodhi…

Publikuar më: 13:34 05-12-2018

Një vajzë e cila nuk kishte mitër ka sjellë në jetë një vajzë. Do të mendoni si?

Fetusi ndodhej brenda një mitre që ishte hequr nga trupi i një nëneje të vdekur.

Operacioni për transplantin zgjati 10 orë, e më tej pasuan trajtimet e fertilitetit, në një ngjarje që i ka fillesat në Sao Paolo të Brazilit, që prej vitit 2016.

Nëna që solli në jetë foshnjen, 32 vjeç, ishte lindur pa mitër.

Në këtë rast dhuruesja e mitrës ishte një nënë e 3 fëmijëve në të 40-at e saj, e cila kishte ndërruar jetë nga hemorragjia në tru.

Marrësja, ndërkohë, ishte lindur me sindromën “Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser”, që prek rreth një në çdo 4.500 gra dhe rezulton në çrregullimin funksional të vaginës dhe uterusit (apo mitrës). Gjithsesi, vezoret e saj ishin në gjendje të mirë.

Për këtë arsye, mjekët mundën të hiqnin vezët prej saj, t’i fertilizonin ato me spermën e mashkullit që bëhet për herë të parë baba, për t’i ngrirë më pas ato.

Gruas iu dhanë ilaçe që i dobësonin asaj sistemin imunitar, për të penguar faktin që trupi i saj të sulmonte apo të refuzonte transplantin. Rreth 6 javë më vonë, ajo nisi të kishte periodat e saj. Pas 7 muajsh, vezët e fertilizuara u implantuan dhe, pas një shtatzënie normale, një foshnje prej 2.5 kg u soll në jetë përmes operacionit cezarian më 15 dhjetor të vitit 2017.

"Transplantimi i mitrës dhe shtatzënitë e mëvonshme, përfshirë këtu edhe donatorët e gjallë, janë raportuar më parë, por ky është rasti i parë i një shtatzanie të suksesshme nga një donator i vdekur” u shprehën mjekët.

Article Logic
Execution time: 0.0032548904418945