INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lili Cingi: Ju zbuloj cili ishte pengu i fundit i Rexhep Çelikut para se të mbyllte sytë

Lili Cingi: Ju zbuloj cili ishte pengu i fundit i Rexhep Çelikut para se të mbyllte sytë

Publikuar më: 13:31 13-01-2018

Ditën e sotme, që prej orës 11.00 kanë nisur të mbahen homazhet për nder të “Mjeshtrit të madh” të valles shqiptare, Rexhep Çeliku.

Ditën e sotme, me zërin që i dridhej, Lili Cingi, partnerja e tij në skenë, ka folur për mediat dhe tregoi se cili ishte pengu më i madh i Çelikut, para se të ikte nga kjo botë.

“Rexhepi ishte legjenda e valles shqiptare, një shqiponjë që fluturonte kudo që shkelte, madje edhe gurët e sokakut sot po qajnë për të. Rexhep të kam në krahë dhe po kërcejmë akoma vallen e bukur të shqipeve… Është një humbje e madhe për vendin tonë. Sa i përket pengut të tij më të madh ishte se sot ai po fluturon që vallja mos  të ndalet, të vazhdojë dhe vendi të jetë një shqiponjë ashtu siç ne e meritojmë”, tha Cingi. Të dy partnerët u dekoruan pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta me titullin “Nderi i Kombit”.

26733698_934496616711246_8815893127540478348_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041499137878418