INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lilaj dhe Gavazaj në konferencë për shtyp: “Bëjmë lojë të bukur, por na mungon goli”

Lilaj dhe Gavazaj në konferencë për shtyp: “Bëjmë lojë të bukur, por na mungon goli”

Publikuar më: 18:21 15-11-2018

Vazhdon seria e futbollistëve të Kombëtares që paraqiten në konferencë për shtyp. Kësaj radhe ishin Sabien Lliaj dhe Enis Gavazaj që folën për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares dhe ku sigurisht fokusi ishte tek përballja me Skocinë.

Kryefjala e konferencës së sotme nga të dy lojtarët ishte se kombëtarja zhvillon një lojë mjaft të bukur, por ka probleme në finalizim, duke shtuar edhe faktin se fati nuk ka qenë aspak në anën e tyre.

Lilaj gjithashtu në përgjigjet e tij kishte edhe një këshillë për trajnerin Panuçi. Ai tha se kombëtares i mungon një formacion stabël dhe lojtarët e kanë shpesh të vështirë të mësohen me skemat e minutës së fundit.

Ndërsa, mesfushori Enis Gavazaj pritet të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme për shkak të mungesave të shumta. I pyetur nëse fakti që ai luan me Kombëtaren është për shkak të largimit nga Kategoria Superiore, lojtari mohoi. Ai tha se kjo nuk ka rëndësi, ndërsa Kategoria Superiore është një kampionat cilësor, por me një ritëm të ulët.

 

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249