INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ligjin’ tashmë në BE e bëjnë gratë/ Prezantohet ‘qeveria’ e re, kush e zëvendëson Hahn?

‘Ligjin’ tashmë në BE e bëjnë gratë/ Prezantohet ‘qeveria’ e re, kush e zëvendëson Hahn?

Publikuar më: 13:42 10-09-2019

Sikundër pritej një frymë e re pritet brenda Bashkimit Europian.

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, ish ministrja gjermane Ursula von der Leyen, ka prezantuar ditën e sotme kabinetin e ri.

Dhe si kurrë më parë, nën drejtimin e Leyen Komisioni i ardhshëm i BE do të ketë në përbërjen e tij më shumë femra.

Do të ketë thuajse një përfaqësim të barabartë, pasi komisioni do të përbëhet nga dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj.

“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.

Komisioni i ri është një hap i qartë përpara përballë Komisionit që po largohet, i cili përbëhej nga nëntë femra dhe 19 meshkuj.

Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerim, që përbën dhe më shumë interes për Shqipërinë, do të jetë hungarezi László Trócsányi, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Parlamentit Evropian.

Më parë, ai ka shërbyer si ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496