INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji për teatrin, Budina në KafeIN: Po shkelet Kushtetuta dhe po manipulohet publiku [VIDEO]

Ligji për teatrin, Budina në KafeIN: Po shkelet Kushtetuta dhe po manipulohet publiku [VIDEO]

Publikuar më: 12:34 20-09-2018

I ftuar sot në mëngjes, në In tv gjatë emisionit KafeIn, ishte artisti Robert Budina. Në cilësinë e njërit prej qëndrestarëve për ruajtjen e Teatrit Kombëtar ai bëri disa sqarime për publikun.

Budina deklaroi: se nuk mund të amendohet një ligj që nuk është miratuar nga Parlamenti. Gjithashtu, ai sqaroi se: Dekreti i Presidentit Ilir Meta po tentohet të anashkalohet në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas Budinës, qytetarët dhe artistët janë ende entuziastë për ruajtjen e godinës dhe pronën publike që ndodhet tek TK. Ai foli për surprizën e hidhur që kanë hasur artistët e 3 institucioneve te Arturbina pasi përplasen TK, TKOB dhe Teatri Eksperimental.
I pyetur nga Flavio Qarri, ai deklaroi se: në momentin e duhur, prezenca e qytetarëve në mbrojtje të trashëgimisë, do të jetë masive edhe pse ata po mashtrohen e manipulohen.
Ndër të tjera, Robert Budina foli për filmin e tij të ri i cili do ta ketë premierën botërore në Talin të Estonisë, ndërsa për publikun shqiptar do ta publikojë falas në sheshin para Teatrit Kombëtar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674