INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Ligji për farmacitë 24 orë i paplotë! S’ke ku të japësh llogari[VIDEO]

Publikuar më: 16:26 09-05-2018

Në vendin tonë prej vitesh shumë farmaci qëndrojnë hapur dhe natën. Por nuk është se ato përfitojnë ndonjë lehtësi nga institucionet shtetëror dhe aq më pak të penalizohen nëse mbyllen në momente të caktuara. E këtu se ka fajin askush veç ligjit, që është totalisht i paplotë. Për më tepër që nuk ka ndryshuar fare që prej vitit 2014 ose të paktën neni 44 i tij as që nuk është riparë apo ti jenë vendosur pika shtesë sqaruese, ku mund të përfshiheshin edhe avantazhet për farmacitë që qëndrojnë hapur 24 orë, por dhe sanksionet nëse ato abuzojnë me oraret. Në fakt as termi nuk është i duhuri, pasi në ligj nuk është farmaci 24 orë siç janë dhe logot e tyre, por farmaci për shërbim nate.

Ja ç’thotë neni 44:
Farmaci për shërbim nate.
Shërbimi farmaceutik i natës është i detyrueshëm. Rregullat dhe rotacioni i tij në njësitë e qeverisjes vendore përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë. Ky shërbim kontrollohet nga organet e pushtetit vendor në bashkëpunim me Urdhrin e Farmacistëve.

Në ligjin e barnave për farmacitë 24 orë nuk ka asnjë sqarim më tepër. Ndaj shërbimi mund të themi me plot gojë mbetet vetëm në ndërgjegjjen e farmacistëve. Kush do, qëndron 24 orë hapur dhe kush nuk do edhe mund ta mbyllë për disa orë. Jashtë kamerave disa pronarë farmacish na thanë se kanë kërkuar në Ministrinë e Shëndetësisë të kenë një lejë të veçantë për ushtrimin e aktivitetit, por vakumi ligjor i pengon, që të pajisen me një të tillë.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014469623565674
    array(1) { ["section"]=> string(74) "ligji-per-farmacite-24-ore-i-paplote-s-ke-ku-te-japesh-llogari-video-57821" }