INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhja mes Selena dhe Weeknd bëhet e zjarrtë, Bieber dhe Hadid skërmisin nga xhelozia! [FOTO]

Lidhja mes Selena dhe Weeknd bëhet e zjarrtë, Bieber dhe Hadid skërmisin nga xhelozia! [FOTO]

Publikuar më: 10:14 25-01-2017

Romanca e tyre i ka bërë të gjithë të flasin dhe disa të tjerë, (po, e kemi fjalën për Bella Hadid), të skërmisin dhëmbët.

Dhe tani, si për t’i shtuar më shumë benzinë zjarrit të fatkeqes Hadid, pretendohet se kjo romanca jo vetëm po shkon shumë mirë, por përmban edhe detaje pikante. Burime pranë Selena Gomez dhe The Weeknd bëjnë me dije se dyshja flet çdo ditë dhe kanë një marrëdhënie “seksi dhe shumë të zjarrtë”. Mësohet se këngëtari 26 vjeçar është shumë i dhënë në romancën me bukuroshen 24 vjeçare, aq sa duket se lidhja e tyre është gjithçka përveç një flirti të rastit. Dhe pas dyshes së lumtur dhe Bella-s që skërmitet ndodhet edhe...Justin Bieber. Kur ishi historik i Selena-s u pyet nëse e dëgjon muzikën e The Weeknd përgjigja e tij ishte “Dreq jo! Nuk mund të dëgjoj asnjë këngë të Weeknd, është thjesht kot”. Burime pranë Gomez rrëfyen se ajo e pëlqeu shumë atë që dëgjoi nga Bieber. Kjo për arsyen e thjesht se Selena e di që Justin nuk mendon vërtet ashtu dhe është thjesht xheloz për lidhjen. Dhe ja ku situata u shndërrua sërish në telenovelë.

bellawwek.jpg

jusele.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949