INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lexoni dhe habituni, këto shenja sot do t’iu tradhtojnë, por jo vetëm kaq...

Lexoni dhe habituni, këto shenja sot do t’iu tradhtojnë, por jo vetëm kaq...

Publikuar më: 09:39 11-10-2017

Horoskopi sot.

Dashi – Në mëngjes një i afërm do t’ju japë një lajm. Mund të përballeni me shpenzime të papritura që do t’ju zënë pak ngushtë. Mos u shqetësoni, një mik do t’ju ndihmojë në këtë situatë të vështirë.

Demi – Do të nervozoheni me një dikë që ju ka para borxh dhe nuk po i kthen. Mos merrni zjarr, pasi ka shumë mundësi që vonesa të vijë për arsye objektive. Bëni durim dhe tregohuni më të mirëkuptueshëm. Evitoni debatet me partnerin.

Binjakët – Lidhja sentimentale do të jetë e karakterizuar nga tensione ditën e sotme ndaj zgjidhni mirë fjalët që thoni. Kjo pasi mund të lëndoni ata që ju duan. Do të ishte mirë të merrnit në konsideratë këshillën e një personi me më shumë eksperiencë.

Gaforrja – Bëni mirë që gjërat e rëndësishme t’i mbaroni përpara mbrëmjes, kur jeni më me energji. Gjatë pasdites mund të zhgënjeheni nga një mik që ka keq përdorur besimin. Kjo është një periudhë shumë e favorshme për dashuri dhe romancë.

Luani – Do të pësoni një zhgënjim në jetën sentimentale që do të ndikojë në jetën sociale. Mos evitoni komunikimin me të tjerët dhe shprehuni qartë në mënyrë që të mos krijoni keqkuptime. Gjithashtu, tregohuni të moderuar me kokëfortësinë pasi rrezikoni t’i largoni ata që keni pranë.

Virgjëresha – Do të keni tendencën për të kritikuar këdo që ju rrethon. Bëni kujdes me fjalët pasi mund të lëndoni ndjenjat e të afërmve më të mëdhenj në moshë. Pasdite do të takoni miq me të cilët do të kaloni mjaft mirë. Tregojini pak më shumë vëmendje atyre që keni përzemër.

Peshorja – Gjithçka do t’ju duket gati perfekte dhe do të keni ndjesinë që asgjë nuk mund t’ju mërzisë. Do të keni dëshirë të madhe për të shprehur mendimet tuaja dhe të veproni. Megjithatë bëni kujdes dhe mos u tregoni të nxituar pasi mund të bëni veprime për të cilat mund të pendoheni.

Akrepi – Do të jeni të vendosur për të bërë ndryshime në jetën sentimentale. Planet për sot do të shkojnë siç e parashikonit, duke bërë që të jeni të mbushur me durim. Aleati më i mirë për sot është intuita.

Shigjetari – Do të keni mundësinë që të zgjidhni disa çështje financiare që i shtynit prej kohësh. Është një ditë e favorshme për të përforcuar marrëdhëniet me miqtë dhe për t’u takuar me njerëz të rëndësishëm. Merrni në konsideratë këshillat e atyre që ju rrethojnë.

Bricjapi – Sot në mëngjes do të merreni me disa punë personale. Bëni kujdes me paratë apo dokumente të rëndësishme pasi mund t’i humbisni apo t’i vendosni në vende të gabuara. Evitoni debatet me partnerin.

Ujori – Do të jeni me humor të keq, ndoshta për shkak të një problemi që mund të shfaqet në punë. Mund t’ju krijohet ideja që të gjithë e kanë me ju dhe se asgjë nuk shkon mirë. Mendoni pozitivisht, gjithçka do të ndryshojë për mirë.

Peshqit – Nervozimi për shkak të problemeve financiare mund të bëhet shkak për debate në punë. Ruani qetësinë dhe kjo vlen edhe për në shtëpi, pasi mund të shkaktoni debate të kota duke i përkeqësuar gjërat edhe më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779