INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lewis Hamilton rrëfen të vërtetën për modelen e famshme Winnie Harlow [VIDEO]

Lewis Hamilton rrëfen të vërtetën për modelen e famshme Winnie Harlow [VIDEO]

Publikuar më: 10:11 20-10-2016

Ai ka një reputacion si një don zhuan i vërtetë.

Dhe Lewis Hamilton nuk bëri asgjë që të ndryshonte këtë mendim duke konfirmuar edhe një herë atë që zërat thonë në një intervistë për Ellen DeGeneres. Ai rrëfeu se është shumë larg një lidhjeje serioze, duke rrëfyer se është single dhe i fokusuar tërësisht në karrierën e tij si pilot i Formula One. Kampioni 31 vjeçar konfirmon në këtë mënyrë se nuk frekuentohet me modelen kanadeze Winnie Harlow, e njohur për çrregullimin e saj vitiligo. Kur u pyet specifikisht për të, ai tha se nuk ka asnjë plan (natyrisht për romancë). Ndërsa kur tema e bisedës u bë një farë Rihanna, ai kërkoi që të shmangte gjithçka me një frazë retorike “Oh, me të vërtetë?”. Pohim nuk ishte, por nëse nuk do të kishte ndodhur gjë, me siguri do ta kishte mohuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338