INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizje të reja! Prezantuesja braktis TopChannel për të shkuar në Tv Klan[FOTO]

Lëvizje të reja! Prezantuesja braktis TopChannel për të shkuar në Tv Klan[FOTO]

Publikuar më: 09:40 10-01-2018

Kohët e fundit ekrani i medias shqiptare po karakterizohet nga lëvizje shumë të bujshme të personazheve që kanë qëndruar për shumë vite me rradhë në një televizion të caktuar dhe më pas kanë kaluar tek konkurenca.

Pas Sokol Ballës edhe Jonida Shehut, Top Channel-it i ikën një tjetër prezantuese duke nisur një kontratë të re me Tv Klan.

Bëhet fjalë për bukuroshen Kiara Tito, vajza simpatike e cila prezantoi “Top Select” vitin e shkuar.

Blitz.al shkruan se bukuroshja do të drejtojë një emision të ri, së bashku me Skerdi Farian, i njohur ndryshe si doktori i VIP-ave, një format i ri që vjen për herë të parë në ekranin shqiptar.

Ky format i dedikohet tërësisht operacioneve plastike, ndërsa mësohet se xhirimet e para kanë nisur. Pjesë e emisionit do të jenë edhe personazhe të njohur të showbizz-it dhe fushave të ndryshme.

w90e4t5_234.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486