INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Levantes nuk e nxjerr në shitje Armando Sadikun, bomberi huazohet tek ish-ekipi i Luganos

Levantes nuk e nxjerr në shitje Armando Sadikun, bomberi huazohet tek ish-ekipi i Luganos

Publikuar më: 19:20 15-01-2019

Ekipi i Levantes nuk heq dorë nga Armando Sadiku. Sipas gazetës “La Marca” klubi ka zgjedhur të mos e shesë, por ta huazojë deri në fund të sezonit, tek ish-ekipi i Luganos.

Bomberi elbasanas pati një dëmtim të gjatë dhe rikuperim të vështirë pas operacionit në gju, duke mos e lejuar atë të jetë në formën e tij optimale.

Sadiku është transferuar tek Levante një vit më parë, ndërsa tani ai rikthehet në Zvicër për të gjetur golat e munguar dhe pse jo në sezonin tjetër të japë kontribut në La Liga, por edhe në kombëtare ku reparti ofensiv lë për të dëshiruar.

Sadiku.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021629333496094