INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Levante huazon Armando Sadikun, ja ekipi ku do të shkojë

Levante huazon Armando Sadikun, ja ekipi ku do të shkojë "bomberi" kuqezi [FOTO]

Publikuar më: 14:54 15-01-2019

Armando Sadiku fillon të shohë dritë në fund të tunelit. Sipas spanjolles “Marca”, ndërkombëtari shqiptar pritet ta rifillojë karrierën e tij te zviceranët e Luganos, ku luajti dy sezone para se të kalonte në Poloni dhe pastaj në Spanjë. Ai pritet të largohet në formë huazimi deri në fund të sezonit tek ekipi zviceran, për të rifituar ritmin e konkurrencës.

Pavarësisht se nuk i ka përmbushur pritshmëritë karshi tij në sezonin e parë me Levanten (në La Liga), klubi në fjalë e konsideron si një vlerë të rëndësishme për të ardhmen, në qoftë se cërrikasi ynë kuqezi e rifiton formën optimale sportive. Për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, për të cilin iu nënshtrua edhe operacionit, Sadiku nuk ka qenë në gjendje të luajë në gjysmën e dytë të vitit 2018.Ai nënshkroi me Levanten ditën e fundit të merkatos së dimrit të vitit të kaluar, në këmbim të 1 milion eurove, duke ardhur nga polakët e Legia Warszawa, si një bast për të ardhmen, me përvojën e tij në arenën ndërkombëtare. Pasi vuajti të përshtatej gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar, erdhi dëmtimi i “ligament cruciate” në gjurin e tij të majtë, në fillim të përgatitjeve parasezonale me Levanten.

Ky dëmtim e la jashtë fushave të blerta për disa muaj. Sadiku filloi të ushtrohet në mes të dhjetorit me Levanten, për të rimarrë gradualisht formën konkurruese. Me miratimin e stafit mjekësor të Levantes, shqiptari pritet të kthehet në Superligën e Zvicrës, për të rifituar formën e tij më të mirë. Ky është huazimi i tretë në karrierën e 27-vjeçarit, ndërsa te Lugano spikati si golashënues, në të dyja eksperiencat e mëparshme aty. Në total, shënoi 33 gola me fanellën e këtij klubi zviceran, dashuria për të cilin duket se nuk mbaron kurrë.

1111.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328