INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letra e të riut që u rrit në fshatin Sos: Për fëmijët pa kujdes prindëror familja e vetme është shteti i cili për fat të keq...

Letra e të riut që u rrit në fshatin Sos: Për fëmijët pa kujdes prindëror familja e vetme është shteti i cili për fat të keq...

Publikuar më: 17:36 20-05-2019

Një i ri i rritur në fshatin SoS, ka shkruar një letër në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve. Alfred Muharemi ka shkruar për problematikat dhe vështirësitë që has kjo kategori e shoqërisë shqiptare si dhe mbi ligjin për 'Statusin e Jetimit'.

Pjesë nga letra e Alfred Muharemit dërguar Newsbomb.al:

Prej tre dekadash shoqëria shqipëtare vuan një mungesë të theksuar vemëndje nga organizmat shtetërore dhe asaj lokale për integrimin real të një pjesë të saj e cila është e atyre fëmijeve pa kujdes prindërorë.

Si ëdo familje që ka rregulla, standarte, kujdestar ligjor për funksionimin e saj, për fëmijët pa kujdes prindëror familja e vetme është shteti i cili për fat të keq nuk e ka luajtur rolin e saj për të ofruar kujdesin dhe sigurinë e duhur.

Sot që flasim në vitin 1990 u hartua edhe miratua ligji 8153 “Për Statusin e Jetimit” për të sanksionuar institucionet publike për integrimin edhe mbrojten e fëmijeve jetimë. Një ligj që për hir të së vertetës nuk ka njohur asnjë ndryshim që prej miratimit të saj por edhe ka shkaktuar problemin më të madh të mos përfshirjes së 93% të tyre (atyre të femijeve me një prind).

E plotë në: https://www.newsbomb.al/letra-e-nje-jetimi-i-rritur-ne-fshatin-sos-ligji-qe-mban-peng-31-000-femije-jetime-prej-tre-dekadash-164991

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926