INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Letra e Djallit'. Zbuloni çfarë shkruhet në të [Foto]

'Letra e Djallit'. Zbuloni çfarë shkruhet në të [Foto]

Publikuar më: 10:59 09-05-2018

Është historia që ka frymëzuar një vepër të Sergio Campaillas. Letra e Djallit është një mesazh që u mor nga një murgeshë në konventën e Palma Montechiaros, në 600-ën.
Sipas historisë, letrën e mori një murgeshë në një konventë benediktine shumë të njohur në Siçili, ajo e Palma di Montechiaros, një vend në provincën e Argentos. Motër Maria Crocifissa, ose Isabella tomasi, thoshte se e kish marrë nga vetë demoni që donte ta tundonte. Vetëm ajo e kuptonte tekstin e letrës, të cilën që atëherë e firmosi me përgjigjen e saj: ‘ohime’, e që është ende qartësisht e dukshme.
Kjo letër është e veçantë sepse, siç rrëfen Giuseppe Tomasi i Lampeduzës, nuk është shkruajtur në një gjuhë të njohur, ndonëse ka fjalë në greqisht dhe arabisht. Pikërisht për këtë arsye është quajtur letra “e djallit”.
Mbi atë që shkruhet, shkencëtarët, historianët dhe ekspertët ende debatojnë, ndërkohë që kjo histori e jashtëzakonshme preku Giuseppe Tomasin e Lampeduzës.Shkrimtari i njohur e vizitoi manastirin në vitin 1955, duke e futur këtë histori brenda romanit të tij të vetëm, në kapitullin kushtuar “Corberas së bekuar”
Po si arriti në gjurmë të saj?
Duka Giulio i thirrur Duka Shenjt ishte gjyshi i shkrimtarit të njohur siçilian Giuseppe Tomasi i Lampeduzës. Pasi rriti 6 fëmijët e tij, vendosi dhe arriti zgjidhjen e martesës dhe u tërhoq në manastir. Gruaja e tij, Rosalia Traina, dukeshë e parë e Palmës, bëri të njëjtën gjë me të bijat, një prej të cilave, ose Isabella Tomasi, prehet ende në manastir që nga dita e vdekjes. Ishte ajo që e kërkoi me forcë ndërtesën, e cila ruan sot dorëshkrimin e vyer, i cili mund të shihet me kërkesë nga kushdo.
Nga 23 janari deri në 29 shkurt 2000, mesazhi u ekspozua për publikun me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098