INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Lërë të dashurën për mua''/ Ylli BOTËROR ia thotë TROÇ Era Istrefit para miliona personave: Do jap divorcin për ty! [FOTO]

''Lërë të dashurën për mua''/ Ylli BOTËROR ia thotë TROÇ Era Istrefit para miliona personave: Do jap divorcin për ty! [FOTO]

Publikuar më: 11:43 12-02-2019

I dashuri "sekret?"! 

Era istrefi ka kohë që është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, përkatësisht në SHBA. Këngëtarja shqiptare është duke punuar në këngë të reja si dhe në projekte të ndryshme muzikore dhe na ka mbajtur të përditësuar me të rejat rreth saj në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me një pamje të re që e tregon shumë seksi, por ka përdorur një përshkrim shumë interesant.

E sigurisht që nuk mund të mungonin provokimet e Dj me famë botërore, Diplo. Fillimisht e ka ngacmuar për pipëzat plastike që Era po përdorte për pijen e saj, dhe këngëtarja shqiptare nuk ka qëndruar duarkryq por i ka kthyer përgjigje menjëherë:

“Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, i shkruan ai ndërsa Era ia kthen: “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk dua të prish buzëkuqin”.

Më pas Diplo e ka propozuar në sy të të gjithëve, duke i thënë se do të dicorcohet për të.

“Do të jap divorcin për ty”.

Era nuk i ka kthyer përgjigje këtij komenti, por fansat e saj nuk e kanë pritur mirë aspak. Disa prej tyre i kujtojnë Diplo-s së është i moshuar për këngëtaren dhe baba, mirëpo ai nuk është i martuar kështu që me siguro do vazhdojë të flirtojë me Erën.

Mos të harrojmë pa përmendur faktin që fansat para disa muajsh ishin të bindur që Diplo është i dashuri i Era Istrefit dhe të gjitha këto aludime nisën pasi ata shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe “ngacmoheshin” në Instagram.

stretbr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004