INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leonardo Da Vinçi mund të ketë pikturuar Mona Lisën nudo [FOTO]

Leonardo Da Vinçi mund të ketë pikturuar Mona Lisën nudo [FOTO]

Publikuar më: 17:15 30-09-2017

Paris- Ka diçka të ngjshme tek fytyra dhe gjoksi i kësaj femre në këtë skicë prej karboni: mos ndoshta është version nudo i Mona Lisës?

Qeveria e artit francez është duke zbuluar dhe analizuar skicën e Leonardo Da Vinci-t në laboratorin e Luvrit (muzeu ku qëndron e varur piktura më e famshme në botë, ajo e Mona Lisës) për të kuptuar nëse vetë piktori e ka pikturuar atë para kryeveprës të shekullit të 16-të.

hbz-mona-lisa-sketch-embed-1506700805.jpg
Skica, që më parë i atribuohet studentëve të Leonardos, është pjesë e një koleksioni në muzeun Musee Conde du Domaine de Chantilly në veri të Parisit. Quhet Mona Vanna, raporton BBC. Kuratori i muzeut, Mathieu Deldicque, tha në televizionin e BFM të premten se ka shenja që është vizatuar nga vetë Leonardo.
Ai vuri në dukje pozicionin e duarve të subjektit dhe "buzëqeshjen enigmatike", por pranoi dallimet, duke përfshirë mënyrën se si mban gjoksin e saj dhe stilin e flokëve.

hbz-mona-lisa-sketch-1-1506696609.jpg

Historianët e arteve besojnë se Leonardo ka pikturuar një version lakuriq të Mona Lisës. "Ne e dimë se da Vinçi krijoi një version lakuriq," tha kuratori, "por nuk e dimë ku është puna e mjeshtrit".
"Ka dy misteret rreth kësaj skeme”, tha ai. "Autori, dhe kuptimi i këtij portreti lakuriq."
Qendra qeveritare për kërkimin dhe restaurimin e Muzeve të Francës thotë se ekspertët e saj po studiojnë skicën dhe se do të qëndrojnë jashtë syrit publik derisa ekzaminimi të përfundojë.

hbz-mona-lisa-sketch-2-1506700869.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029830932617188