INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Leku ‘blindohet’ përballë euros dhe dollarit

Leku ‘blindohet’ përballë euros dhe dollarit

Publikuar më: 16:38 16-04-2018

Monedha shqiptare, leku, po fiton çdo ditë e më shuam terren përballë monedhave ndërkombëtare. Prej disa javësh forcimi i monedhës vendase ka zbehur shumë monedhën evropiane por dhe atë të SHBA.
Monedha vendase është forcuar edhe sot përkundrejt të gjitha monedhave kryesore të shportës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot në tregun vendas me 129.15 lekë, rreth 0.19 pikë më pak se një ditë më parë. Euro ka vijuar të mbajë të njëjtën tendencë rënëse me fundin e javës së kaluar, megjithatë pa prekur nivelin më të ulët të javëve që lamë pas.
Edhe dollari amerikan ka vijuar të nënçmohet në vend. Një dollar këmbehet me 104.48 lekë, me 0.38 pikë më pak se fundi i javës së kaluar.
Valutat kanë pësuar rënie. Sot ka qenë afati i fundit i pagesës së TVSH-së, ndërkohë që të premten është afati i fundit i pagesës së sigurimeve. Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit monedha zhvlerësohet me afrimin e këtyre afateve, duke qenë se bizneset nxitojnë të thyejnë valutën për të shlyer detyrimet.
Forcimi i Euros në tregjet ndërkombëtare ka bërë që dollari të reflektojë rënie në tregun vendas. Të gjitha monedhat kryesore të shportës kanë shënuar rënie, duke qenë se euro është e fortë në bursa dhe i ulët në vend.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00087809562683105
    array(1) { ["section"]=> string(48) "leku-blindohet-perballe-euros-dhe-dollarit-55408" }