INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leksione lidhjeje nga Taylor Swift: Mësoni si e ngushëlloi Taylor këngëtaren e famshme kur u nda nga i dashuri

Leksione lidhjeje nga Taylor Swift: Mësoni si e ngushëlloi Taylor këngëtaren e famshme kur u nda nga i dashuri

Publikuar më: 15:29 31-05-2018

Edhe njerëzit e famshëm kanë marrëdhënie shoqërore, megjithëse ne nuk e dimë asnjëherë çfarë bëjnë për marketing apo çfarë bëjnë në të vërtetë.
Çfarë mund të flasim janë vetë deklaratat që ato bëjnë.

Ky është rasti që do të diskutojmë sot midis dy vajzave shumë të dashura të botës së muzikës dhe showbiz-it.

Të gjithë e njohim Taylor Swift dhe reputacionin e saj për lidhjet dhe ndarjet e shpeshta. Gjithashtu dimë se si këto eksperienca ajo i shndërron në këngë.

Një tjetër detaj që kemi mësuar kohët e fundit mbi Taylor është se ajo mund të jetë shoqe shumë e mirë.

Rasti konkret që flet për këtë është Camilla Cabello, ose siç e thërret Taylor “Baby C” (si meqë Cabello është 7 vite më e vogël se ajo).

camilla-cabello-taylor-swift-collab-ftr.jpg

Jo vetëm që kur ishte sëmurë dhe nuk arriti dot të bënte hapjen e koncertit të Taylor kjo e fundit e përshëndeti, por edhe i tha fansave që të gjithë në kor t’i uronin shërim të shpejtë.
Përpos kësaj, Camilla është shprehur në një intervistë në revistën e famshme Rolling Stones se Taylor e ka ndihmuar shumë në një periudhë të vështirë të jetës, siç është ndarja nga i dashuri.

Këngëtarja e hitit Havana, tha se mbasi u nda për herë të parë në jetën e saj, këshilla e Taylor ishte “t’i hidhte ndienjat e saj në letër” (që siç e kemi vënë re është fushë ku Swift është eksperte). Cabello e ndoqi këshillën e saj dhe shkroi disa këngë, por fatkeqësisht ato nuk arritën të bëheshin pjesë e albumit të saj dhe nuk dolën kurrë në diell.

Gjithashtu, i kishte çuar një playlistë me këngë ndarjesh dhe e kishte ftuar në shtëpinë e saj për të folur gjerë e gjatë për këtë temë. Në shtëpinë e Taylor ishin edhe vajzat e grupit HAIM dhe sipas Cabellos, kishin kaluar aq mirë në këtë natë midis vajzash sa e kishte harruar fare punën e ndarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666