INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Legjenda e rock-ut Tom Petty, vdes pas një arresti kardiak

Legjenda e rock-ut Tom Petty, vdes pas një arresti kardiak

Publikuar më: 16:23 03-10-2017

Rokeri Tom Petty, ka vdekur në moshën 66-vjeçare të hënen në spitalin UCLA Santa Monica pas një arresti kardiak.  Petty njihet si lider i bandës Tom Petty and the Heartbreakers. Ai pësoi sulm në zemër dhe u gjet pa vetëdije  duke mos marrë frymë në shtëpinë e tij në Malibu të dielën mbrëma. Kantautor dhe muzikant i talentuar, Petty konsiderohej si një nga rokerët amerikanë më të mëdhenj në industrinë e muzikës. Banda e tij u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame në vitin 2002. Kënga më e fundit në bashkëpunim me The Heartbreakers është “Hypnotic Eye”, në vitin 2014. Ndërkohë ne do e kujtojmë gjithmonë me këngën tonë të preferuar:

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043