INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lefter Koka: Dëmtimi i pyjeve, reagimi jo normal i deputetes Arta Dade

Lefter Koka: Dëmtimi i pyjeve, reagimi jo normal i deputetes Arta Dade

Publikuar më: 10:50 15-01-2016

Moratorium 10 vjeçar ishte në qëndër të emisionit "3JAT" në IN Television, ditën e enjte. Dhe kush më mirë se Ministri i Mjedisit Lefter Koka mund ta sqarojë këtë nismë, e cila do të nisë të shqyrtohet në Kuvend me nisjes e sesionit të ri parlamentar. Por ky ishte një moment shumë i mirë për Ministrin Koka për ti dhënë përgjigje kritikave të kolegëve deputetë.

“Nuk kam kontaktuar me deputeten për këtë problem. Sigurisht është një veprim jo normal, ne kemi bërë disa hapa shumë më shumsë se sa deputetja për sa i përket pyjeve. Sot, zona e Ersekes është një nga zonat më të dëmtuara në pyje, sigurisht ky dëmtim nuk ka ndodhur sot. Ajo që ka ndodhur atje, fatkeqësi do ta konsideroja, është se mbi 80% e pyjeve janë private dhe e mira do të kishte qënë që deputetë të ndryshëm mos ta çonin situatën që çdokush të jetë pronar i pyjeve në Ersekë.

Kryeministri Edi Rama foli pak ditë më parë për depuetët kundër moratoriumit 10 vjeçar të ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit, por Lefter Koka thotë:

“Unë mirëkuptoj dhe  nëse ka patur deputete kundër. Shqipëria ka deputetë që kandidojnë në qytetet në zonat urbane, por ka dhe deputetë që janë zgjedhur në zonat malore, ku në vetvete ato pak aktivetete që janë, janë dhe ato që merren me shfrytëzimin e pyjeve, disa me leje dhe disa pa leje. Këtu nuk është më sot qëllimi të dëgjojmë dhe të lëkundemi nga ky vendim. Është në të mirë të deputetëve të zonave të ndryshme, nëse kanë interesa të atilla, ta mbështesin këtë nismë. Unë nuk e kam patur këtë presion. Shqetësimi sot është i përbashkët dhe nuk ka të bëjë me politikën, as me të majtën as me të djathtë e as me LSI. Ne jemi të gjithë shqiptarë duam të jetojmë në këtë vend, e duam këtë vend dhe sigurisht duam një jetë cilësore dhe nuk mund të bësh jetë cilësore në një mjedis të shkatërruar”.

Ministri Lefter Koka e shikon të rëndësishme edhe ashpërsimin e dënimit për ata që dëmtojnë pyjet. Ai paralajmëroi se po negocion me Ministrinë e Drejtësisë dhe Kryeministrin Edi Rama që të të dënohen me burg jo vetëm ata që presin  pyje por kjo masë të aplikohet dhe për zjarrvënien e qëllimshme në pyje.

“Krimet mjedisore janë të disa fushave. Ne kemi sot në kapitullin e mjedisit në Kodin Penal, një ligj të 1994. Kanë qënë shumë më pak interesat e politikës, interest e ligjvënësve, për të parashikuar një sërë veprash, të cilat duhen cilësuar krime mjedisore. Ne sot jemi në konsultë me Ministrinë e Drejtësisë, me Kryeministrin, dhe në konsulte më institucionet ndërkombëtare për ashpërsimin e masave ligjore për krimet mjedisore. Por  sigurisht duke parë edhe Kodet Penale të vendeve euriopiane, do të parashikojmë një sërë veprash, jo thjesht dhe vetëm dëmi në pyje, por do të jetë zjarrvënia  e qëllimshme, e cila mund të ndëshkohet, preja e pyjeve në mënyrë të paligjshme e cila ndëshkohet por dhe ndotja e pyjeve”.

Ministra Koka dha një lajm të mirë edhe për bizneset që pritet të importojnë lëndë drusore pas miratimit të moratoriumit nga Kuvendi.

“Maqedonia, Mali i ZI dhe Kosova janë eksportues të lëndëve drusore, dhe fare mirë ne mund të bëhemi importues të lëndëve drusore të këtyre vedeve. Ne po shikojmë të ndërhyjmë në mekanizmin fiskal për të lehtësuar taksat që paguajnë për importin e lëndëve drusore. Jam i bindur se minimalisht, heqja e TVSH do të barazoijë çmimin e tregut aktual me atë të importit. Ndaj unë mendoj se nuk dëmtohet ekonomia e vendit nga moratorium 10 vjeçar.

Article Logic
Execution time: 0.0031650066375732