INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le të plasë nga inati! Tyga qan në telefon dhe pretendon se vajza e Kylie është e tij, shihni çfarë bën ajo dhe Travis [FOTO]

Le të plasë nga inati! Tyga qan në telefon dhe pretendon se vajza e Kylie është e tij, shihni çfarë bën ajo dhe Travis [FOTO]

Publikuar më: 22:38 25-02-2018

Të ketë të drejtë vallë, apo ka nevojë për një psikolog?

Që pas lindjes së Kylie Jenner, Tyga nuk ka gjetur qetësinë dhe ka përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për të marrë vesh nëse vajza e porsalindur Stormi është e tij apo jo. Fillimisht ka kërkuar një foto të saj pasi ka dëgjuar thashetheme se ajo ngjan me djalin e tij King Cairo, më pas ka kërkuar ndihmën e Kris Jenner për një test AND-je. Para pak ditësh është raportuar nga hollywoodlife.com se ndërkohë që ai ishte në tur muzikor, telefononte vazhdimisht Kylien duke i thënë se vajza është e tij dhe e kishte marrë malli për kohën kur ishin bashkë. Ashtu siç bën me dije media e njohur ndërkombëtare, këtë veprim e ka bërë pasi ka rrëkëllyer disa gota, si dhe ka qarë në telefon.

Mirëpo duket se këto gjëra nuk i interesojnë aspak Kyliet, aq më tepër partnerit të saj Travis Scott. Ata duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe “Stormi” është një arsye më shumë për të qenë më të bashkuar se kurrë. Ata janë fotografuar bashkë për herë të parë pas lindjes së Kyliet, teksa po drekonin në Nabu me mikeshën më të mirë të bukuroshes 20-vjeçare dhe nuk mund të mos na zinin sytë këtë Ferrari të ri, vlera e të cilit shkon rreth 1.4 milion dollare.

collagedas.jpg

 

Kush ia bëri këtë dhuratë kujt?

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834