INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lë pas Arilena Arën dhe bëhet numri 1 në Rusi, ja ç'thotë Luar për këngëtaren [VIDEO]

Lë pas Arilena Arën dhe bëhet numri 1 në Rusi, ja ç'thotë Luar për këngëtaren [VIDEO]

Publikuar më: 16:27 26-01-2018

Së fundmi kemi dëgjuar shumë për rikthimin e këngëtares së dashur për publikun shqiptar, Luar Arani. “Si Dje” ishte kënga e cila bëri që këngëtarja të kthehej përsëri në treg. Pas suksesit që pati kënga, Luar tregoi ekskluzivisht per intv.al se kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë  “Effective Records”, pjesë e të cilës është edhe Arilena Ara. Kështu që vendosi të vinte këtë herë me një bashkëpunim me mikun e saj, Gon Haziri. Dyshja publikuan këngën “Dy”, nën menaxhimin e kompanisë ndërkombëtare. Pritej të ishte një sukses edhe kjo këngë por padyshim u befasuam kur pamë se në imunes në Rusi, kënga “Dy” qëndronte në vend të parë duke kaluar kështu produksione të këngëtarëve më me famë si “Rockstar” nga Post Malone. E pyetur nëse ndjen konkurrencë mes saj dhe Arilenës, Luar ka thënë se nuk ndien se është në garë me Arën, por ndihet shumë e lumtur për arritjen e të dyjave, duke qenë se kanë bërë që këngët e tyre shqip të dëgjohen në një vend të huaj. Epo vlen tu thuhet vajzave: BRAVO./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559