INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laura Pausini do të bashkëpunojë për “Despacito”? Ja mesazhet me Luis Fonsi në Instagram! [FOTO]

Laura Pausini do të bashkëpunojë për “Despacito”? Ja mesazhet me Luis Fonsi në Instagram! [FOTO]

Publikuar më: 10:45 14-07-2017

Një emër gjigand i muzikës italiane mund t’u bashkohet fenomenëve të momentit që po tërbojnë botën me superhitin e tyre.

Bota e spektaklit është e vogël...shumë, shumë e vogël. Aq sa në një foto të thjeshtë të një këngëtareje mund të bëhen bisedimet, ose thjesht publikimet për një bashkëpunim të ri. Diçka e tillë duket se ka ndodhur në një foto të postuar nga Laura Pausini, emër i madh i muzikës italiane. Ajo kishtë bërë publike një foto krah Michael Buble, duke thënë se ishte një nga duetet më të mira që ajo kishte realizuar. Në radhën e pafundme të komenteve u dallua një emër mjaft i njohur, as më shumë e as më pak se Luis Fonsi, i cili në bashkëpunim me Daddy Yankee realizoi “Despacito”, hitin që ka çmendur këtë verë dhe ka thyer çdo rekord. Fonsi e ka ngacmaur duke shkruar që “ndoshta doje të thoje thjesht me një këngëtar kanadez”, fjali e cila ka marrë menjëherë përgjigjen e Laurës. Kjo e fundit ka shkruar fjalinë e shkurtër, por shumë të bujshme: “Më e mira duhet ende të bijë zemër...con despacio...Despacito”. Të jetë vetëm shaka?

luislaura.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873