INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet mesfushori nga Partizani për 250 mijë euro ?

Largohet mesfushori nga Partizani për 250 mijë euro ?

Publikuar më: 11:10 17-07-2018

Jurgen Bardhi është një ndër talentet e mbetura tek ekipi i Partizanit. Bardhi luan në pozicionin e mesfushorit por mund të bëjë mjaft mirë dhe sulmuesin.

Partizani do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit ndaj Mariborit e vlefshme për Europa Ligë, ku objektivi mbetet kalimi në turin tjetër edhe pse një gjë e tillë do të jetë mjaft e vështirë, duke parë edhe humbjen në shtëpi në shifrat 1-0. Por, në këtë ndeshje përveçse objektivit, drejtuesit e kuq do të synojnë të shesin edhe talentin e tyre të sipërpërmendur.

Jurgen Bardhi u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe bëri deri diku paraqitje të mirë edhe pse humbi një rast të pastër për shënim në minutën e 63-të, ku edhe pse përballë portierit kundërshtar, ka gjuajtur mbi traversë.

Në ndeshjen ndaj Mariborit, ai ka qenë i vëzhguar dhe nga skautët e skuadrës kroate të Lokomotivës së Zagrebit, që janë interesuar për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit. Këta të fundit mësohet se janë gati të paguajnë deri në 250 mijë euro për kartonin e lojtarit që është në pronësi të Partizanit dhe kanë mbetur disi të pakënaqur me faktin që lojtari nuk e ka nisur si titullar këtë ndeshje.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766