INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta, Prokuroria të hetojë çështjen ‘Dajti’

Ilir Meta, Prokuroria të hetojë çështjen ‘Dajti’

Publikuar më: 12:57 11-02-2019

Presidenti Ilir Meta i kërkoi Prokurorisë që të vihet në lëvizje për të hetuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që i anulon dënimin me burg për jetë të Dritan Dajtit. I pyetur nga gazetarët, Meta nuk u ndal gjatë tek çështja por kërkoi edhe angaxhimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

"KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshem të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe hetuar çështjen në fjalë", deklaroi Presidenti.

Më parë, në një tryezë kreu i shtetit foli për largimet e padrejta të të punësuave në administratë. Ai u shpreh se rastet e heqjes së padrejtë nga puna janë realitet konkret dhe në rritje. Si hap ndalues kreu i shtetit propozoi që fatura e shkarkimit t’i kalojë zyrtarit jo taksapaguesve. “Të shtrohet për diskutim evidentimi i përgjegjësisë së zyrtarit që bën shkarkime të padrejta nga puna, përgjegjësi penale ose edhe të drejtpërdrejtë financiare. Të sanksionohet me ligj që fatura e shkarkimit t’i kalojë zyrtarit jo taksapaguesve. Kuvendi dhe qeveria të bëjnë çmos që forca e punës të japë kontributin këtu dhe të dekurajojë largimet nga vendi", tha ai.
Presidenti po ashtu kërkoi plotësimin sa më shpejtë të trupës së nevojshme gjyqësore në Gjykatën Administrative për të mos pasur vonesa në vendime lidhur me shkarkimet e padrejta.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0073981285095215
    array(1) { ["section"]=> string(66) "largimet-e-padrejta-nga-puna-meta-fatura-t-i-kaloje-zyrtarit-86684" }