INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Largimet në Top Channel kanë ardhur prej “sulmit” të Ramës? Ja si përgjigjet kryeministri…

Largimet në Top Channel kanë ardhur prej “sulmit” të Ramës? Ja si përgjigjet kryeministri…

Publikuar më: 22:43 14-11-2017

 Kryeministri Edi Rama komentoi sot deklaratën e bërë pak ditë më parë për një shkrim të Top Channel dhe shpjegoi se gjithçka shkroi në Facebook nuk ishte sulm ndaj këtij televizioni, por keqardhje për lajmin konkret.

“Nuk e kam sulmuar, nuk e kam quajtur asgjë. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shprehje keqardhjeje, shkruan ballkanweb. Fola për një provë konkrete, ndava keqardhjen, nuk e sulmova, s’do më shikoni asnjëherë të sulmoj një media apo një gazetar të caktuar”,- tha ai.

Ai gjithashtu komentoi sot edhe pezullimin e drejtorit të Informacionit Sokol Balla dhe hodhi poshtë të gjitha zërat se ishte pikërisht ai iniciatori për këtë vendim të marrë nga pronarët e këtij televizioni.

“Këto janë teori konspiracioni që prodhojnë argumente për atë që unë e quaj kazan”,- komentoi Rama.


Banner-300x200px_-FINAL.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013539791107178
    array(1) { ["section"]=> string(14) "largimet-41959" }