INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lapraka me qendër shëndetësore bashkëkohore

Lapraka me qendër shëndetësore bashkëkohore

Publikuar më: 16:10 08-01-2018

Banorët e Laprakës nga sot do të kenë një qendër moderne shëndetësore falë një investim prej 230 mijë eurosh. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan qendrën e re. Rama tha se do të ngrihen dhe qindra të tjera të tilla në vend. Kryeministri Edi Rama shtoi se është e vetmja rrugë që të lehtësohet i gjithë shërbimi në spitale dhe që të ndahet shërbimi parësor me nevojat e menjëhershme të njerëzve me shërbim më të specializuar pastaj në qendrat e mëdha spitalore, se ndryshe do ishte e pamundur që të bëhet edhe njëra dhe tjetra dhe s’bëhet tamam as njëra as tjetra.

“Është një qendër që ofron edhe shërbime plus për nënën dhe për gruan shtatzënë. Në fakt kemi një eko të re, e cila është instaluar pranë kësaj qendre, nuk ka qenë më parë dhe sigurisht, një shërbim i ri që ofrohet pra për nënën gjatë ndjekjes së shtatzënisë, por gjithashtu dhe me kushte standarde bashkëkohore ndjekjen e fëmijës” theksoi Minsitrja Manastirliu. Ajo shtoi se këtë vit fillon ndërtimi i 80 qendrave të para, nga totali i 300 Qendrave Shëndetësore të parashikuara për tu ndërtuar në 4 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0031218528747559