INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumirë Rexhep Çeliku, Meta: Për të ka vetëm përjetësi

Lamtumirë Rexhep Çeliku, Meta: Për të ka vetëm përjetësi

Publikuar më: 16:49 13-01-2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në homazhet në nder të valltarit të shquar Rexhep Çeliku, homazhe të zhvilluara tek Muzeu Kombëtar.

“Rexhep Çeliku ka ngritur peshë dhe ka frymëzuar shqiptarët.Për të ka vetëm përjetësi dhe do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrën tonë, shqiponja që vallëzon dhe fluturon vetëm lart”, deklaroi Meta.

Rexhep Çeliku u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së premtes, në moshën 63-vjeçare.

Prej kohësh, artisti vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë Kreu i Shtetit i akordoi titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’

Article Logic
Execution time: 0.0025088787078857