INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumirë Philip Roth! Shuhet shkrimtari bashkëkohor i letërsisë amerikane

Lamtumirë Philip Roth! Shuhet shkrimtari bashkëkohor i letërsisë amerikane

Publikuar më: 09:39 23-05-2018

Ndahet nga jeta shkrimtari i famshëm i letërsisë amerikane Philip Roth. Autori 85-vjeçar humbi jetën pas një ataku kardiak.

Ai ka fituar çmimin “Pulitzer”, Çmimi Kombëtar të Librit dhe çmimin ndërkombëtar “Man Booker”.

Ai është frymëzuar për veprat e tij nga jeta e familjeve hebreje, seksi dhe idealet amerikane.

Mes veprave të tij janë “American Pastoral”, “I Married a Communist” dhe “Portnoy’s Complaint”.

Roth nisi rrugën e suksesit përmes një koleksioni tregimesh të shkurtra, “Goodbye Columbus”, të publikuar në vitin 1959. Një dekadë më vonë, novela e tij kryesisht seksuale “Portnoy’s Complaint” (Ankimi i Portnoit) e çoi atë drejt famës, duke e bërë një nga më të shquarit në Shtetet e Bashkuara.

Në vitet e mëvonshme të jetës, ai shkroi edhe një sërë novelash historike, përfshi veprën e vitit 1997 “American Pastoral”, për të cilin fitoi edhe çmimin “Pulitzer”.

Gjatë karrierës së tij ka botuar mbi 30 libra.

Roth u lind në 19 mard 1933 në Neëark në Neë Jersey. Ai ishte nip i hebrenjve europianë të cilët migruan drejt SHBA-së në shek.XIX.

Article Logic
Execution time: 0.0027329921722412