INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumira për majorin Tanushi, Xhaçka flet e përlotur, Rama: Pse një burrë duhet të kthehet pa jetë...

Lamtumira për majorin Tanushi, Xhaçka flet e përlotur, Rama: Pse një burrë duhet të kthehet pa jetë...

Publikuar më: 12:30 16-05-2019

I është dhënë sot lamtumira e fundit Major Klodian Tanushi i cili humbi jetën gjatë një misioni në Letoni. Në nder të major Tanushit në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë.

Në ceremoninë zyrtare mbajtur në nder të tij, kryeminsitri Rama tha se major Tanushi u kthye si hero, pasi dha jetën për të shpëtuar të tjerë.

"Klodiani ishte në një mision paqeruajtës e jetë shpëtues, e la jetën e tij për të mos lejuar jetë të tjera. Ky është thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse, i Forcave tona të Armatosura si pjesë e Aleancës së madhe. Është më e lehtë të japësh jetën në caste ekstreme, kur mësyn armikun sy më sy. Por është tejet e vështirë dhe besoj, edhe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në cdo cast për të shpëtuar jetë të panjohurish. Të pranosh të korrësh nga vdekja në një vend që nuk është Atdheu yt, se duke sheshuar plagën e minave antinjeri, ke dashur të mbjellësh farën e mirë që ushqen jetën. Ky është rasti. Dhe ky është momenti për t’u përpjekur ta themi atë që për shumë kënd mund të duket e pakuptueshme. Pse një djalë, një burrë duhet të kthehet pa jetë nga një tokë e panjohur. Sepse sot Shqipëria e shqiptarët dhe FA përmes tyre janë pjesë e këtij misioni, i cili mbart një vlerë të pakrahasueshme, NATO.Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik dhe tejet i respektuar" u shpreh Rama.

Duke vlerësuar figurën e majorit e përlotur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka u premtoi 3 fëmijëve të mitur se do të jenë gjithmonë në krah të tyre.

"Në këtë ditë jemi pranë tyre, sidomos pranë 3 fëmijëve që humbën babanë e tyre të dhembshur dhe të përkushtuar, me pretimin se ata do të keni gjithmonë përkujdesjen tonë, sot e përherë, që të rriten me ndjenjën e krenarisë për babanë e tyre”, deklaroi ministrja.

Trupi i pajetë i majorit Kloadian Tanushi do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve, ashtu sikundër pak ditë më parë u përcoll kolegia e tij nëntetare Zarife Hasanaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396