INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajmi i fundit/ Vrau gruan me armën e shërbimit, arrestohet gardisti

Lajmi i fundit/ Vrau gruan me armën e shërbimit, arrestohet gardisti

Publikuar më: 08:58 12-02-2019

Arrestohet gardisti pasi dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimnit gruan e tij, Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e tyre në Allias.

Policia bën me dije se në pranga u vu A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

“Ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe”- njofton policia.

Informacioni paraprak

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Article Logic
Execution time: 0.0016069412231445