INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajmet e CNN-it “nxehin” Trump-in

Lajmet e CNN-it “nxehin” Trump-in

Publikuar më: 10:17 27-11-2017

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar kanalin CNN duke thënë se është një “burim i lajmit të rremë” dhe sipas tij përfaqëson Amerikën, keq në botë, shkuan Anadolu Agency (AA). Ndërsa në Twiter, Trump ka shkruar se: “Fox News, është më shumë i rëndësishëm se CNN në SHBA e se bota e jashtme nuk e shikon dot të vërtetën nga ata”. Po ky postim ka marrë retweet nga më shumë se 17 mijë përdorues, ndërsa janë përgjigjur rreth 36 mijë të tjerë.

Ndaj postimit të Trumpit ka patur reagime nga mijëra përdorues, dhe nga vetë televizioni CNN, si një përgjigje ndaj presidentit Trump. “Përfaqësimi i SHBA-ve përballë botës nuk është detyrë e CNN, por detyra juaj. Puna jonë është të bëjmë lajm”, ka theksuar CNN, duke shtuar, “Na vjen keq, por gaboheni”!

Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396