INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm mirë, gjendet vajza që iu dogj shtëpia

Lajm mirë, gjendet vajza që iu dogj shtëpia

Publikuar më: 11:22 13-04-2017

Policia ka gjetur vajzën e zhdukur në orët e vona të mbrëmjes së djeshmë pas një zjarri që ra në shtëpinë e saj, në fshatin Guri i Zi, të Dibrës.
17-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia e tmerruar nga flakët që u përhapën në banesë.
Po ishin fqinjët që i thanë policisë se ajo ishte frikësuar dhe do ishte fshehur diku. Policia kontrolloi për disa orë zonat përreth dhe bën me dije se vajza u gjet shëndoshë e mirë sot në qytetin e Peshkopisë.
Ajo është bashkuar me prindërit, të cilët nuk ishin në fshat kur ndodhi ngjarja.
Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049