INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë, rikthehet Man in Black, por me një surprizë të pakëndëshme

Lajm i mirë, rikthehet Man in Black, por me një surprizë të pakëndëshme

Publikuar më: 22:50 03-04-2018

Man in Black është një ndër filmat më të pëlqyer nga publiku dhe shkak për këtë padyshim është edhe fakti që dy aktorët kryesorë janë shumë të talentuar dhe kanë arritur të thithin një numër të madh fansash të filmit në gjithë botën.

Mesa duket filmi së shpejti do të rikthehet sërish në tregun e flimave, por me disa ndyshime qe me siguri nuk do ti pëlqeni aspak. Pavarëisht se Man in Black u luajt edhe dy herë të tjera nga po të njëtët aktorë, filmi rikthehet me një ndryshim rrënjësorë në kastin e aktorëve.

Dy aktorët kryesorë që startuan filmin janë zëvendësuar nga një dyshe aktorësh shumë të suksesshëm kanë  të cilët kaluajtur në filmin e famshëm Thor: Ragnrok. Bëhet fjalë për Cheis Hemsworth dhe Teressa Thompson.

Ky film pritet të rikthehet në maj të vitit që vjen, sepse aktualisht janë në hapat e para të pre produksionit.

 

 TEMA: Problematikat që hasin gazetarët e rinj(veçanërisht) në fushën e politikës
 
Intervistat: Përgatitur nga Elton Cara
 
Esenka Maliqi( Gazetare e cila merret specifikisht me çështjet politike, ka kaluar disa eksperienca profesionale në disa portale dhe televizione të ndryshme)
1-Sa e vështirë ka qenë për ju si gazetare e re, të anëtarësoheni në fushën e politikës?
 Shumë e vështirë nëse nuk ke të njohur nuk të hapin dyert.
2-A hasni vështirësi në trajtimin e çështjeve politike dhe nëse po, cilat janë ato?
Po në trajtimin e çështjeve ku permenden emrat e politikaneve.
3-Cilat janë mënyrat më të mira që përdorni për të mbledhur informacion pa plagjiaturë ose përgjithësim?
Noftimet për mediat dhe intervistimi i palëve.
4-Sa ndikoheni nga politikat që ndjek media ku punoni në bërjen e lajmit dhe si veproni kur lajmi është  kundër politikave të medias?
Në media shkruan sipas politikes editoriale. Nuk mund te shkruash kundër interesave të medias.
5-Ju është thënë ndonjëherë që të mos ndërhyni apo të mos prekni çështje të caktuara politike apo raste kur lajmi nuk ju është pranuar lajmi?
Po na është thënë disa herë, madje ka pasur raste që lajmi që kam përgatitur nuk më është pranuar ose është kthyer mbrapsh për rishikim.
6-Si reagoni kur puna juaj karakterizohet në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin e saj?
Në median shqiptare nuk është e lehtë të ecesh kundër politikës editoriale nëse nuk e pranon është më e lehtë të largohesh e të gjesh një media ku je më i lirë.
 
Mateo Çela (Moderator dhe kryeredaktor i emisionit Kolaudim, ka më shumë se dy vite në televizion, përballet vazhdimisht me çështje politike)
1-Sa e vështirë ka qenë për ju si gazetarë i ri, të anëtarësoheni në këtë fushën e politikës?
Aspak e vështirë, u bëra pjesë e një konkursi për pozicion të lirë pune dhe falë aftësive të mia arrita ta fitoj këtë vend pune. 
2-A hasni vështirësi në trajtimin e çështjeve politike dhe nëse po, cilat janë ato?
Po, si çdo pozicion tjetër edhe ky ka vështirësi pasi shpesh herë personazhet e intervistuar nuk duan të lëshojnë deklarata, nuk janë të saktë në informacioni që japin.
3-Cilat janë mënyrat më të mira që përdorni për të mbledhur informacion pa plagjiaturë ose përgjithësim?
Mënyra më e mirë është marrja e lajmit në terren. Duke qenë vet ti që përballesh me lajmin. 
4-Sa ndikoheni nga politikat që ndjek media ku punoni në bërjen e lajmit dhe si veproni kur lajmi është  kundër politikave të medias?
Shumë, media sot në përgjithësi ndikohet nga politika kështu që edhe puna jonë bëhet e tillë që ti përshtatet politikave te medias. 
5-Ju është thënë ndonjëherë që të mos ndërhyni apo të mos prekni çështje të caktuara politike apo raste kur lajmi nuk ju është pranuar?
Po, në shumë raste. Në afërshisht 50% të lajmeve të ditës ka ndërhyrje.
6-Si reagoni kur puna juaj karakterizohet në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin e saj?
Pranoj situaten për të ruajtur vendin e punës.
 
Marjana Legisi(Gazetare, trajton vetëm çështjet politike. Në intervistën e mëposhtme tregon për problematikat që ka hasur që në fillimet e saj si gazetare e re në fushën e politikës e deri në ditët e sotme pasi ka kaluar mbi 10 vite eksperiencë)
1-Sa e vështirë ka qenë për ju si gazetare, të anëtarësoheni në këtë fushën e politikës?
Gazetaria ka qenë endrra ime, dhe veçanëtisht gazetaria politike. Me intrigonte gjithnjë mënyra se si politika funksionon, brenda një partie apo qoftë dhe jashtë saj. Si sillet lideri, kryeministri, kryeparlamnetari,deputeti apo çdo funksionar publik që vendos për të ardhmen e vendit. Si nis, si projektohet e deri miratimi i tij në kuvend i një nisme ligjore, e cila do të kishte një ndikim te madh tek qytetarët me shfaqnin gjithnjë interes. Por dhe programet politike, fushatat elektorale me “ftonin” gjithnjë për ti njohur më nga afër. Ndaj që në nisje, më shumë se 10 vite me parë, vendosa që të bëj gazetaren e politikës. E dija që më priste një sfidë e madhe, por kjo nuk më “ligshtoj” por vazhdova punën. Fillimi ishtë tejet i vështirë. Nis nga dicka e vogël, që nga njohja me ambientet politike, godinat e partive, parlamentit, kryesisë se kuvendit, kryeministrisë e gjithçka që më lidhte me të ardhmen e punës time. Pastaj vështirësia shihej me vendosjen e kontakteve, e aq me tepër pastaj krijimin e burimeve prane subjekteve politike. Aty ku në fakt arrihet të realizohet dhe prodhohet lajmi i vërtetë. Kjo kërkoi kohë, vullnet dhe dëshirë për profesionin. Kërkon besim, e aq më shumë të krijosh besim tek ata politikanë që ty do të ndihmojnë në punën tënde. Sot, dhe pse me duket si ambienti im, them se në fakt ka qene e veshtirë të anëtaresohem. Por kështu është gazetaria, çdo ditë sfidë për gazetarët.
 
2-A hasni vështirësi në trajtimin e çështjeve politike dhe nëse po, cilat janë ato?
Po. Mbase kjo një përgjigje e pritur nga gjithëkush. Vështirësia fillon që në marrjen e informacionit. Kjo në fakt më e vështirë ta marresh zyrtarisht se sa me burime. Çështje të nxehta politike janë në fakt liderët që vendosin kur dhe ku duhet te publikohen, e kjo e veshtireson shume punen e reportereve në terren. Por dhe politikat editoriale shpesh janë ngerçi në punën e gazetarëve. Gazetarët, me një nuhatje të mirë, e kuptojnë menjëherë nëse çështja që ai ka në dorë publikohet ose jo në median ku punon. Ndaj kjo qasje dhe vazhdimin ose jo të punës për një temë të caktuar.
 
3-Cilat janë mënyrat më të mira që përdorni për të mbledhur informacion pa plagjiaturë ose përgjithësim?
Me kalimin e viteve gazetaret e politikës, të cilët kanë arritur që të sigurojnë burime pranë partive dhe institurcioneve publike, e kanë më të thjeshtë të sigurojnë dokumentacionet mbi çështjet që punojnë. Sot rreziku i përgjithësimit ekziston me zgjerimin  dhe fuqizimin e portaleve. Por gjithnjë gazetarët e mirë arrijnë ta bëjnë diferencën duke sjellë detaje të reja për çështjet me të cilat ata punojnë. 
4-Sa ndikoheni nga politikat që ndjek media ku punoni në bërjen e lajmit dhe si veptoni kur lajmi është  kundër politikave të medias?
E pamundur te thuash jo. Edhe pse në këtë profesion prej më shumë se një dekade, vërej me shqetesim që media në fakt çdo ditë e më shumë po bëhet e varur nga politika. Flas këtu për mediat e mëdha e po ashtu dhe për të voglat, duke qenë se i kam prekur dhe kam punuar në të dyja. Politikat editoriale duken të paracaktuara në një media, sa gazetarët e kuptojnë fare mirë që një çështje e caktuar duhet apo jo trajtuar në median ku punon.
Mbase situata ekonomike është faktori parësorë që e bën median në vendin tonë të varur drjetperdrjet dhe nga politika, duke qene se tregu mediatik në vendin tonë është i ri dhe ende nuk ka një rregullator që një media të ketë përfitimet në bazë të shikueshmërisë. 
 
5-Ju është thënë ndonjëherë që të mos ndërhyni apo të mos prekni çështje të caktuara politike apo raste kur lajmi nuk ju është pranuar?
Po, sidomos në fazat e parë të eksperiencës si gazetare më është thënë që çështje të caktuara mos të trajtoheshin në median ku punoja. Më pas kur çështjet i njeh mirë dhe politikat editoriale i kupton shumë mirë, gazetarët arrijnë ta ndajnë vetë se cila çështje trajtohet ose jo në median ku punon. Por në fakt deri më sot nuk kam bërë pakt interesin kombëtar. Edhe në momente të vështira për politikën dhe vendit, pyetjet drejtuar politikanëve i kam bërë gjithnjë, e këtë në mbrojtje dhe në interes të qytetarëve dhe jo vetëm në kuadër të politikave editoriale, madje edhe kundër tyre. Edhe pse pasojat dhe presionin e mendoja. 
A më është refuzuar një lajm? Kur e mendoj, në fakt nuk kam pasur një lajm, i cili më është refuzuar nga drejtuesit e mi në media... 
6-Si reagoni kur puna juaj karakterizohet në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin e saj?
Është diçka që nervozon gjithëkënd. Në fakt të bësh gazetaren e politikes ka shumë mënyra që të bësh diçka që ti vetë dëshiron. Të gjithë njohin dhe shohin më shumë anën e errët të politikanëve tanë, e kjo propagandohet çdo ditë në çdo arenë mediumi, parlamenti dhe kudo. Por mundesh që një gazetar të sjellë dhe e shfaqë dhe një tjetër anë të tyre. E profilet, jeta e tyre private, familja, historia e familjes janë ato që në fakt shfaqin dhe interesin e tyre.
Kur puna ime merr një tjetër drejtim, pra atë që ju thoni, kam qenë e gatshme edhe të dorëhiqem e të largohem drejt një tjetër redaksie. Në kushtet kur në Shqipëri dihet shumë mirë se një linjë e caktuar është vështirë të ndryshohet nga vartësit. Ndaj largimi nga ai vend puna ka qenë alternativa e vetme.
 
Edison Cejku (Gazetarë i ri i medias online, trajton vazhdimisht çështje politike)
1-Sa e vështirë ka qenë për ju si gazetar i ri, të anëtarësoheni në këtë fushën e politikës?
Ccdo aventurë e re ka vështirësitë e saj.E kam parim në jetë që mos të them asnjëherë JO për një punë që më ofrohet dhe gjithmonë e marr përsipër ta bëj atë. Kështu nisi edhe me lajmet në fushën e politikës, ishte pak e vështirë në fillimin, sepse janë ccështje që prekin interesa të ndryshme publike dhe doemos duhej pasur kujdes.Mirëpo ishte ccështje kohë dhe brenda pak javësh u bë fusha ime e preferuar.
2-A hasni vështirësi në trajtimin e çështjeve politike dhe nëse po, cilat janë ato?
E vetmja vështirësi që has është fakti se duhet patjetër të mbaj paanësi në trajtimin, shkrimin apo publikimin e lajmit, pa u ndikuar nga bindjet politike apo presionet e tjera. 
3-Cilat janë mënyrat më të mira që përdorni për të mbledhur informacion pa plagjiaturë ose përgjithësim?
Për mbledhjen e informacionit, unë përdor një hierarki burimesh apo referencash në varësi të lajmit për të cilin bëhet fjalë. Në krye të hierarkisë qëndrojnë burimet zyrtare nga institucionet, organet, organizmat, partitë politike etj. Dhe më pas vijnë më rradhë, emisionet televizive, profilet zyrtare në rrjetet sociale të subjekteve  të ndryshëm të lajmit si dhe portalet më të bësueshme në vend, duke i cituar sigurisht. 
4-Sa ndikoheni nga politikat që ndjek media ku punoni në bërjen e lajmit dhe si veproni kur lajmi është  kundër politikave të medias?
është e vërtetë që ndikohem nga politikat e medias në të cilën unë punoj, vazhdimisht më thonë çfarë të bëj dhe çfarë jo. Tashmë nuk provoj të shkruaj lajme të cilat bien ndesh me politikat e medias në të cilën unë punoj sepse jam automatikisht i censuruar për vetë faktin se mund të marr vërejtje apo të rrezikoj vendin e punës nëse nuk i përmbahem politikave që ndjek media në të cilën unë punoj.
5-Ju është thënë ndonjëherë që të mos ndërhyni apo të mos prekni çështje të caktuara politike apo raste kur nuk ju është pranuar lajmi?
Media duhet të pasqyrojë gjithçka ndodh në vend dhe jo vetëm sepse lexuesi duhet të jetë i informuar, por fatkeqësisht, për arsye të ndryshme të cilat un nuk i di, më është thënë që të mos ndërhyj apo prek çështje të caktuara si dhe ka patur raste kur nuk më është pranuar lajmi. 
6-Si reagoni kur puna juaj karakterizohet në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin e saj?
Qëllimi im është të informoj lexuesit me informacionet më të mira të mundshme që do të thotë se është një e mirë për të tre palët, si mua, lexuesin ashtu edhe për median ku punoj. Nuk e karakterizoj punën në një formë apo mënyrë që nuk përputhet me qëllimin tim
 
Mia Buçi (Gazetare, ka trajtuar disa herë tema apo çështje politike, specifikisht është marrë me intervista, konkretisht ka marrë informacione konkrete nga politikanë të ndyshëm lidhur me çështje të ndryshme politike.)
1. Sa e vështirë ka qenë për ju si gazetarë i ri, të anëtarësoheni në këtë fushën e politikës?
- Mënyra si bëhet politika në Shqipëri, le për të dëshiruar. Mëgjithatë krahas informacioneve të fituara gjatë studimeve të larta, me ka ndihmuar edhe më shumë praktika, prekja nga afër e terrenit. 
- 2. A hasni veshtiresi ne trajtimin e çështjeve politike, dhe nësë po, cilat janë ato?
- Në Shqipëri nuk mund të thuhet se mediat nuk janë të lira. Sigurisht që ka të tilla që kontrollohen nga politika, por në kuptimin e ndikimit më shumë. Gjërat nuk mbeten pa thënë, atë që nuk e thotë dot një gazete apo TV, e thotë një gazete ose Tv tjeter.
3. Cilat janë mënyrat më të mira që përdorni për të mbledhur informacion pa plagjiaturë ose përgjithësim?
- Nga burimet e drejtpërdrejta si institucionet përkatëse, konferencat për shtyp dhe personazhe që mund të duan t'u ruhet anonimiteti.
4. Sa ndikoheni nga politikat që ndjek media ku punoni në bërjen e lajmit dhe si veproni kur lajmi është  kundër politikave të medias?
- Përpiqemi të gjejmë një rrugë të përbashkët që t’i afrohet sa më shumë të vërtetës.
5-Ju është thënë ndonjëherë që të mos ndërhyni apo të mos prekni çështje të caktuara politike apo raste kur lajmi nuk ju është pranuar?
- Zakonisht këto lloj lajmesh mundohet të trajtohen nga pozicioni asnjëanës në mënyrë që gjithsesi informacioni të jepet. 
6-Si reagoni kur puna juaj karakterizohet në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin e saj?
- Mundohem që me argumenta të bind për rëndësinë dhe vlerën e punës së realizuar.
 
Migena Topçiu (Gazetare investigative, ka investiguar shumë herë për çështje të ndryshme korrupsioni në fushën e politikës, eksperiencat e saj në fushën e politikës kanë nisur që në moshë të re. Ka punuar në emisionet më prestigjoze investigative në Shqipëri, emisioni investigativ STOP dhe Fiks Fare)
1-Sa e vështirë ka qenë për ju si gazetarë i ri, të anëtarësoheni në këtë fushën e politikës?
- Punën time të parë e fillova si gazetare politike, pranë një gazete të njohur të përditshme. Them se i'a dola edhe pse nuk njihja terrenin, presionin, ironinë therese të shumë prej politikaneve. Absolutisht përballjet janë nga më të ndryshmet.
2-A hasni vështirësi në trajtimin e çështjeve politike dhe nëse po, cilat janë ato?
 - Kur flitet për politikë jo vetëm në Shqipëri po kudo në botë, ka vështirësi. Dihet që përfshirjet në aferat korruptive,  ato seksuale, vrasjet e shumta, qarkullimi i parave te pista, prostitucioni e droga janë të lidhura drejtpërdrejtë me politikën. Transparenca, vërtetësia, investigimi nuk janë aspak të lehta. Duhet të dish të jesh i drejtë, por ndonjëherë të kushton sa vet jeta jote.
3-Cilat janë mënyrat më të mira që përdorni për të mbledhur informacion pa plagjiaturë ose përgjithësim?
Padyshim përballja me realitetin është një ndër faktorët më fortë, kështu që terreni është vendi më ideal për të mbledhur sa më shumë informacione dhe për të shmangur fenomenin e plagjiaturës ose përgjithësimin.
4-Sa ndikoheni nga politikat që ndjek media ku punoni në bërjen e lajmit dhe si veptoni kur lajmi është  kundër politikave të medias?
- Duke qenë se ekonomia e shtetit tonë nuk është mjaft e admirueshme, gjithsecili prej nesh është i destinuar te ndjekë rregullat. Asnjë medie nuk është e pavarur në shtetin tonë. Dhe kjo e fundit, tregon qartë se si mund të veprojë secili prej nesh. Sepse edhe nëse ikën nga aty ku je, do të shkosh po diku ku përsëri do të të ndalohet të thuash të vërtetën.
5-Ju është thënë ndonjëherë që të mos ndërhyni apo të mos prekni çështje të caktuara politike apo raste kur lajmi nuk ju është pranuar lajmi?
- Kjo është pothuajse e pranishme dhe e pashmangshme në përditshmëri.
6-Si reagoni kur puna juaj karakterizohet në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin e saj?
 - Këtu fillon një luftë e brendshme, ti kupton së të vërtetat e zbuluara do të tronditin dhe ndryshojnë shumë dhe, por në fund dorëzohesh sepse të duhet të ndjekesh Rregullat e Lojës
 
Jani Sinjari (Gazetari i ri i medias online, shkruan lajme politike)
1-Sa e vështirë ka qenë për ju si gazetarë i ri, të anëtarësoheni në këtë fushën e politikës?
Vështirësia për gazetarët e rinj është gjithmonë e vështirë pasi duhet të bësh kalimin e dijeve teorike dhe ti zbatosh në prakti një proces që kërkon kohën e vet për të kuptuar si funksionon profesioni.
2-A hasni vështirësi në trajtimin e çështjeve politike dhe nëse po, cilat janë ato?
Termat politike dhe kazuset politike pyes kolegët më më shumë eksperiencë
3-Cilat janë mënyrat më të mira që përdorni për të mbledhur informacion pa plagjiaturë ose përgjithësim?
Burimet e zyrave të shtypit dhe gazetarët e terrenit.
4-Sa ndikoheni nga politikat që ndjek media ku punoni në bërjen e lajmit dhe si veptoni kur lajmi është  kundër politikave të medias?
Jam i detyruar të zbatoj linjat politike të medias ku punoj, në rast se lajmi kundër politikave të medias nuk publikohet.
5-Ju është thënë ndonjëherë që të mos ndërhyni apo të mos prekni çështje të caktuara politike apo raste kur lajmi nuk ju është pranuar lajmi?
Po më është thënë në rastet kur qasjet politike të medias ku punoj kanë pasur kundërshti në lajmin e bërë.
6-Si reagoni kur puna juaj karakterizohet në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin e saj?
Ndjehem jo profesional dhe si një limon i shtrydhur që pas 8 orareshit flaket tej.
 
Marsilda Qerreti (Gazetare e re, shkruan lajme rreth çështjeve politike)
1-Sa e vështirë ka qenë për ju si gazetarë i ri, të anëtarësoheni në këtë fushën e politikës?
Nuk ishte dhe aq e vështirë, e fitova vetë vendin e punës.
2-A hasni vështirësi në trajtimin e çështjeve politike dhe nëse po, cilat janë ato?
Po pasi të lodhin, të njëjtat deklarata dhe mashtrime paso këtej paso andej topin.
3-Cilat janë mënyrat më të mira që përdorni për të mbledhur informacion pa plagjiaturë ose përgjithësim?
Pak e vështire pasi tashmë të gjithë politikanet sjellin kronikat e montuara ose kanë regjinë e tyre. Mënyra e vetme pa plagjiature është kur e realizon vet intervistën.
4-Sa ndikoheni nga politikat që ndjek media ku punoni në bërjen e lajmit dhe si veptoni kur lajmi është  kundër politikave të medias?
Ndikon jo vetëm në mediat ku punoj unë por kudo. Nuk e bëjmë fare atë lajme.
5-Ju është thënë ndonjëherë që të mos ndërhyni apo të mos prekni çështje të caktuara politike apo raste kur lajmi nuk ju është pranuar lajmi?
Po normale.
6-Si reagoni kur puna juaj karakterizohet në një mënyrë që nuk përputhet me qëllimin e saj?
Nuk ke shume hapësire për të reaguar, nëse do te reagosh atëherë jep mendimin tënd lere punën dhe qëndro larg mediave pasi kudo do jete e njëjta situatë.
Media tani është kthyer ne biznese.
 
 
 
 
 
Lajm i mirë, rikthehet Man in Black, por me një surprizë të pakëndëshme 
Man in Black është një ndër filmat më të pëlqyer nga publiku dhe shkak për këtë padyshim është edhe fakti që dy aktorët kryesorë janë shumë të talentuar dhe kanë arritur të thithin një numër të madh fansash të filmit në gjithë botën.
Mesa duket filmi së shpejti do të rikthehet sërish në tregun e flimave, por me disa ndyshime qe me siguri nuk do ti pëlqeni aspak. Pavarëisht se Man in Black u luajt edhe dy herë të tjera nga po të njëtët aktorë, filmi rikthehet me një ndryshim rrënjësorë në kastin e aktorëve.
Dy aktorët kryesorë që startuan filmin janë zëvendësuar nga një dyshe aktorësh shumë të suksesshëm kanë  të cilët kaluajtur në filmin e famshëm Thor: Ragnrok. Bëhet fjalë për Cheis Hemsworth dhe Teressa Thompson.
Ky film pritet të rikthehet në maj të vitit që vjen, sepse aktualisht janë në hapat e para të pre produksionit.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036377906799316