INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ja 12 shtetet ku mund të tërheqin certifikatë

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ja 12 shtetet ku mund të tërheqin certifikatë

Publikuar më: 16:01 10-08-2018

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Europë.

Pas Italisë tashmë dhe 12 shtete të tjera mund të lëshojnë certifikata lindje për shtetasit me origjinë shqiptare.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bënë të ditur se tashmë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Vjenë, Sofje, Pragë,

Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokio, Podgorice, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara, Stamboll mund të tërheqin certifikatë lindje ose familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së.

“Ofrimi i këtij shërbimi nga MEPJ përmbush objektivat dhe prioritetet e Qeverisë shqiptare për:

Ofrimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë jashtë territorit të RSH-së;

Lehtësimin dhe reduktimin e ndjeshëm të kohës për marrjen e këtyre shërbimeve nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore;

Zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve online”, shpjegon MEPJ.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164