INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për Kosovën: Një hap larg liberalizimit të vizave

Lajm i mirë për Kosovën: Një hap larg liberalizimit të vizave

Publikuar më: 09:17 18-07-2018

Komisioni Evropian, pas takimit të kolegjit të Komisarëve, këtë të mërkurë pritet të dalë me njoftimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për liberalizim vizash.

Të paktën kështu raportojnë mediat kosovare.

Një veprim i tillë i Komisionit Evropian ishte pritur shumë më herët, sidomos pasi Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e që ishte paraqitur si kusht shtesë në këtë proces.

Por më pas shkruajnë të përditshmet doli që ai nuk ka qenë kushti i fundit, sepse BE-ja insistonte edhe në një raportim se Kosova ka përmbushur kushtin tjetër, atë të dëshmive konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelin e lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0031938552856445