INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë! Meta, Rama dhe Basha përshëndesin Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Lajm i mirë! Meta, Rama dhe Basha përshëndesin Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Publikuar më: 12:22 16-02-2018

Kosova po e pret Festën e Pavarësisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Një ditë para festës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi, një nga kërkesat e vazhdueshme edhe nga Bashkimi Evropian. Një lajm shumë i mirë ky për shtetasit e Kosovës dhe ata të Malit të Zi e i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama për këtë marrëveshje historike.

Përmes një statusi në facebook, Rama shkruan se është rrugës për në Prishtinë, me siguri për t’u bërë pjesë e festimeve për 10-vjetorin e Pavaraësisë së Kosovës dhe se gjatë udhëtimit ka marrë lajmin e madh.

Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi! Uroj të mbyllet sa më parë”, shkruan Rama.

Pas marrëveshjes së arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Meta përshendeti vendimin mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Mali i Zi është partner i shkëlqyer.

"Mali i Zi partner i shkëlqyer i shqiptarëve. Miratimi i Demarkacionit do të sjellë një pranverë europiane për Kosovën dhe qytetarët e saj", u shpreh Meta.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi për Demarkacionin. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Basha tha se në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën.

"Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky eshte një lajm i mirë për Kosovën.
Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian.", shkroi Basha. 

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676