INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lajm i keq, në 2017 më pak të arsimuar[VIDEO]

Publikuar më: 11:21 29-11-2017

Një lajm aspak i mirë është ai që lidhet me nivelin e ulët të të arsimuarve në vend. Kjo faktohet nga një raport i fundit i INSTAT, ku struktura e popullsisë në moshë pune ka ndryshuar në favor të nivelit të ulët arsimor. Të arsimuarit me 8-9 vjet kapin 48.5% të popullisë në moshë punë nga 15-64 vjeç, duke u rritur me gati 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2016.
Një vit më parë edhe numri i qytetarëve me arsim të mesëm ka pësuar ulje. Në totalin e popullsisë 15-64 vjeç, personat me arsim të mesëm zunë 36.3 për qind më 2016 nga 37.2 për qind që zinte kjo shtresë më 2015.
Po sipas INSTAT, në vitin 2016, 30% e tërinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as në punë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional.
Gjithësesi meshkujt janë më aktivë në kërkim të një pune sesa vajzat. 50,6% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa te gratë kjo përqindje është 28,4%.
Por forca e punës më shumë se sa niveli arsimor në dekadat e ardhshme do kërcënohet edhe nga plakja e popullsisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594