INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajçak kritika të forta opozitës, “Protestat e dhunshme po bëhen të mërzitshme”

Lajçak kritika të forta opozitës, “Protestat e dhunshme po bëhen të mërzitshme”

Publikuar më: 11:09 03-06-2019

Presidenti i OSBE-së, njëherësh ministër i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak nuk gjeti asnjë fjalë mbështetjej për shqetësimet dhe veprimet e opozitës jashtë parlamentare. Në konferencën me homologun shqiptar, Gent Cakaj ai bëri kritika të forta për protestat e opozitës dhe vendimin e saj për të mos dialoguar. “Përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuar nga opozita është bërë e mërzitshme. Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët. Dua të them hapur se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare. Vendimi i opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre është për të ardhur keq. Demokracia kërkon kontroll dhe balancë dhe opozita ka një rol të rëndësishme”, u shprej Presidenti i OSBE-së. 

Lajçak ishte kritik edhe për mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e qershorit. Ndërmjetësuesi i krizës politike të 2011-ës këtë radhë nuk e sheh me vend ndërmjetwsim e huaj për t’i dhënë fund situatës aktuale politike në vend.
“Më vjen keq për vendimin e opozitës për të mos marr pjesë në zgjedhje. Nuk besoj se është vendimi i duhur. Në demokraci duhet diskutuar për të zgjidhur çështjet. Unë isha këtu në emër të BE-së për të zgjidhur ngërçin politikë Por tani koha ka ndryshuar, forcat politike janë të pjekura për ta zgjidhur vetë krizën”, tha ai.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0081140995025635
    array(1) { ["section"]=> string(82) "lajcak-kritika-te-forta-opozites-protestat-e-dhunshme-po-behen-te-merzitshme-95333" }