INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie thyen rrjetin! Reagon pas takimit me Tyga-n dhe PRANON ndarjen nga Travis [FOTO]

Kylie thyen rrjetin! Reagon pas takimit me Tyga-n dhe PRANON ndarjen nga Travis [FOTO]

Publikuar më: 13:32 04-10-2019

Ndarja e Kylie Jenner nga Travis Scott u shoqërua me një sërë thashethemesh duke filluar që nga flirti i saj më ish-in, Jaden Smith, takimi me Tyga-n, tradhtia e supozuar e Travis e deri te teoritë se ndarja ishte një sajesë për të promovuar albumin e ri të Travis. Në fakt, kur bëhet fjalë për familjen Kardashian-Jenner, çfarë s’pret!

Por, si qëndron e vërteta?

Më në fund, Kylie ka reaguar pas gjithë këtyre lajmeve duke i sqaruar të gjithë një herë e mirë. Me një status në Twitter, ajo ka treguar si qëndron puna e takimit me Tyga-n, si dhe ka pranuar ndarjen nga Travis.

“Interneti i bën gjërat 100 herë më dramatike nga sa janë në të vërtetë. Nuk ka pasur një takim me Tyga-n në orën 2 të mëngjesit. Unë lashë dy shoqet e mia në një studio që rastisi të ishte dhe ai”, -ka shkruar Kylie e cila më vonë ka thënë diçka edhe për marrëdhënien me Travis.

----

“Travis dhe unë jemi ndarë mirë dhe fokusi ynë tani është Stormi. Shoqëria mes nesh dhe vajza janë prioriteti ynë”, -ka përfunduar ajo duke i lënë të gjithë të mendojnë se çfarë ka dashur të thotë me “shoqëria mes nesh”.

kyliee.png

Article Logic
Execution time: 0.0038251876831055