INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner shfaqet më shtatzënë se kurrë dhe tani s’ka shanse ta mohojë [ FOTO / VIDEO]

Kylie Jenner shfaqet më shtatzënë se kurrë dhe tani s’ka shanse ta mohojë [ FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 13:22 26-01-2018

Nëse Kylie Jenner është apo ajo shtatzënë ka qenë një pikëpyetje e madhe që nga koha kur u përhapën këto thashetheme. Kjo dilemë u bë edhe më interesante nga “lojërat” që familja e saj dhe i dashuri Travis Scott kanë bërë nëpër media pasi nuk e kanë pranuar asnjëherë madje kanë mohuar çdo lajm të publikuar në media.Kylie është fotografuar disa herë me barkun e rrumbullakosur por përsëri këto foto janë cilësuar si montazhe nga familja Kardashian-Jenner.

Mirëpo kur fotot dhe videot publikohen nga TMZ, duhen marrë shumë seriozisht.  

Kylie Jenner është fotografuar nga paparacët dhe tashmë s’kemi më dyshime për shtatzëninë e saj. 

20-vjeçarja duket më shtatzënë se kurrë ndërkohë që del nga makina e veshur e tëra me të zeza. Kylie shoqërohej me shoqen e saj të ngushtë Jordyn Woods dhe pak më tej dukej nëna e saj Kris.

Foton dhe videon gjykojeni vetë, madje mësohet se edhe reperi Travis Scott i ka treguar miqve të tij se shumë shpejt do të bëhen prindër të një vajze.

jenny.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328