INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e saj ishte në gjendje kritike, reagon Kylie Jenner: Kalova ditën në spital me…[FOTO]

Vajza e saj ishte në gjendje kritike, reagon Kylie Jenner: Kalova ditën në spital me…[FOTO]

Publikuar më: 09:53 03-06-2019

Kylie Jenner jo vetëm që njihet si një nga femrat më seksi në shoëbizin ndërkombëtar por është dhe një ndër femrat miliardiere në SHBA.

Ajo lindi Stormin në shkurt të vitit 2018, me të dashurin e saj, reperin Travis Scott, dhe që nga ajo kohë, Stormi është presente po pothuajse secilin postim të saj.

Në një postim në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory, e cila shihet së bashku me vajzën e saj duke e mbajtur në krah Stormin, ylli 21 vjeçar na tregoi se natën e së dielës ajo e kaloi gjithë ditën në spital pasi vajza e saj kishte një reaksion alergjik.

“Kalova ditën në spital me fëmijën tim. Ajo kishte një reaksion alergjik, por tani është 100% në rregull dhe ne jemi në shtëpi. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur ndodhin këto gjëra. Zoti i bekoftë të gjitha nënat me fëmijët e sëmurë”. - ka shkruar Kylie në postimin e saj të Instagram-it.

Kylie nuk zbuloi se për çfarë e kishte Stormi ate reagim alergjik, gjë që bëri që vizita në spital të zhvilloheshin të dielën.

14284808-7097867-image-a-13_1559536522088-576x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026109218597412