INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner dorëzohet përpara ndjekësve të saj: ''Kam vuajtur nga ankthi, edhe unë njeri jam''

Kylie Jenner dorëzohet përpara ndjekësve të saj: ''Kam vuajtur nga ankthi, edhe unë njeri jam''

Publikuar më: 19:06 16-07-2019

Miliarderja Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen së fundmi me një postim në Instagram ku tregon se jeta e saj nuk është ashtu siç duket në rrjete sociale dhe se prej vitesh vuan nga ankthi.

Kylie tregon se ka humbur shumë shokë e shoqe, por në fund jep një mesazh për të gjithë fansat të cilët i këshillon të bëjnë gjëra që i bëjnë të lumtur.

"Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe kam humbur veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ (mendje e shëndoshë) për t’ja kujtuar vetes çdo ditë. Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi bebi u përballa me ulje-ngritje përbrenda. Ndihesha sikur duhet të rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në median sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetëveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje", shkruan Kylie.

-640-0-5d2df88fcbcd1.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031559467315674