INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner dhe Kourtney sapo i bënë “diss” atij dhe Kimit, shqiptari me famë botërore Mario ka diçka për t’u thënë! [FOTO]

Kylie Jenner dhe Kourtney sapo i bënë “diss” atij dhe Kimit, shqiptari me famë botërore Mario ka diçka për t’u thënë! [FOTO]

Publikuar më: 14:48 21-04-2018

Ehh çfarë bëhet!

Mesa duket motrat Kardashian e kanë ndarë mendjen ta monopolizojnë tregun e produkteve kozmetike. Kim Kardashian para pak javësh solli bashkëpunimin e saj me grimierin shqiptare me famë botërore Mario Dedivanoviç të cilën e quajtën “KKË X MARIO” ku futen dhe një ton sysh me emrin “ALBANIAN”.  Por tashmë ata do të kenë një konkurencë shumë të madhe, pikërisht atë të Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner.
Këto dy të fundit po bashkëpunojnë për të sjellë një koleksion të produkteve të bukurisë.

Ato do të lançohen këtë të martë dhe dy motrat kanë lajmëruar për këtë bashkëpunim me anë të disa fotove në Instagram teksa shfaqen me bikini të bardha.  Produkti do të quhet Kourt X Kylie dhe do të përshijë produkte të ndryshme të bukurisë. Por nëse menduat se Kim dhe Mario janë mërzitur për këtë gjë, gaboheni. Në një foto të publikuar në Instagram ku Kourtney lajmëron për këtë bashkëpunim, Mario i ka komentuar me dy zemra emoji që do të thotë se është i lumtur.

DITD.jpg

Epo secila ka tregun e vet!

Article Logic
Execution time: 0.0031988620758057