INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Ky studim ju tregon se ç'mund të ndodhë me ju nëse flini me nerva...

Ky studim ju tregon se ç'mund të ndodhë me ju nëse flini me nerva...

Publikuar më: 12:52 01-07-2018


Studiues nga Kina zbuluan se një gjumë i mirë gjatë natës ndihmon në organizimin e kujtimeve negative në tru, duke i bërë ato më të vështira për t'u fshirë.

Ata pohojnë se zbulimet mund të kenë zbatime potenciale në vendosjen klinike, duke ndihmuar për të hedhur më shumë dritë në çrregullimet post-traumatike të stresit.

Shkencëtarët gjithmonë e kanë ditur që gjumi luan një rol të rëndësishëm në memorien tonë pasi riorganizon informacionin dhe magazinon kujtimet përmes një procesi që quhet konsolidim.


Yunzhe Liu dhe kolegët e tij nga Universiteti Normal i Pekinit testuan procesin themelor të fshirjes së kujtimeve të këqija në 73 studentë meshkuj. Pjesëmarrësit u trajnuan për të memorizuar 26 çifte imazhesh, që konsistonin në një fytyrë neutrale dhe një imazh negativ, si për shembull kufoma e një kafshë, me qëllimin për të krijuar një kujtesë aversive. Gjatë fazës së testimit atyre iu kërkua të kujtonin imazhin e lidhur me fytyrën. Pas një pushimi të shkurtër atyre iu treguan fytyrat neutrale dhe iu kërkua të fshinin memorien e imazhit të kombinuar me të, duke u përpjekur kështu të harronin.

Eksperimentet u përsëritën mbi dy ditë, me subjektet të cilët bënin një gjumë të mirë gjatë kësaj kohe. Kur subjektet u kthyen “të ngopur” mirë me gjumë, shkencëtarët zbuluan se kujtesat aversive ishin bërë më të vështira për tu fshirë.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013811588287354
    array(1) { ["section"]=> string(71) "ky-studim-ju-tregon-se-c-mund-te-ndodhe-me-ju-nese-flini-me-nerva-63380" }