INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky HALLOWEEN ishte i shqiptarëve padiskutim! Ja si u maskuan VIP-at shqiptarë për këtë festë [FOTO]

Ky HALLOWEEN ishte i shqiptarëve padiskutim! Ja si u maskuan VIP-at shqiptarë për këtë festë [FOTO]

Publikuar më: 20:31 02-11-2018

Festa e Halloween mesa duket tashmë është kthyer në një festë tradite dhe në vendit tonë çdo vit në datën 31 tetor.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë parapëlqyer të festojnë duke u maskuar si personazhe të frikshëm të legjendave dhe historive të ndryshme. Edhe personazhet e njohur shqiptarë kanë nxjerrë të gjithë në pah kreativitetin e tyre me veshjet për këtë festë. Për këto personazhe u përfol edhe në emisionin "Fun Day" me moderatore Fatma Methasani dhe ju prezantojmë disa nga të famshmit e maskuar më COOL për këtë Halloween.

Eneda Tarifa
Eneda zgjodhi këtë Halloween të bëhej një vampire. Me sytë e zinj dhe buzët e errëta ajo dukej shumë seksi. Fustani dhe kësula e zezë e tregonin mjaft të frikshme.

eneda.jpg

Tuna
Me flokët shumëngjyrëshe dhe një make-up të theksuar në çdo detaj, Tuna dukej “WAW”.

tuna.jpg

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani
Cifti më i ri dhe më simpatik i showbizit gjithashtu festuan Halloween-in. Alfio me lentet e bardha dhe Fatma me një maskë dhe e veshur në të zeza dukeshin dyshja ideale për këtë Halloween.

alfio_fatma.jpg

Jonida Shehu
Jonida vendosi të shaqej si një djallëzore. Krahët e zinj i jepnin madhështi dhe dukej sikur Jonida kishte dal nga ndonjë skenë e një filmi horror.

jonida.jpg

Roza Lati
Edhe këtë herë Roza nuk ka zhgënjyer, një herë u shfaq me plagë të përgjakshme në fytyre dhe një herë e plagosur në gjoks edhe në qafë.

roza.jpg

roza2.jpg

Armina Mevlani
Edhe Armina Mevlani i është bashkuar festimeve të Halloween në “Instagram”. Blogerja shqiptare ka ndarë me ndjekësit transformimin e saj, ku ia ka dalë të duket shumë sensuale, nje lepurushe seksi

armina.jpg

Genta Ismajli
Genta është shndërruar totalisht për këtë festë dhe shihet si një zombie shumë seksi. Duhet thënë se në pamje të parë nuk do e kuptonim asnjëherë se bëhet fjalë për Gentën, pasi më shumë të jep idenë se mund të jetë moderatorja Roza Lati, meqënëse shihet bjonde.

gentaaa.jpg

Lori Hoxha
Veshur me reçipeta me xixa dhe në kokë një rreth me dy vesh si lepurushe Lori këtë herë nuk zgjodhi të guxonte me maskime të frikshme.

lori.jpg

Ronela Hajati zgjodhi të jetë një zanë.

paejavov7fh1la9ebqhv.jpg

Zaimina Vasjari u shnderrua në një vrasese mjaft seksi.

zaii.jpg

Por çmimi i të maskuarës më bukur dhe që të gjithë u mahnitën nga tranformimi i takon Rita Orës, e cila u shndërrua në reperin Post Malone./intv.al/

rit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498